Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ja pse George Orwell shkroi librin “1984”

8 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
Kur George Orwell shkruante recensën e librit “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit

Në vitin 1944, George Orwell-i, i shkroi një letër lexuesit të tij, Noel Willmett, i cili e kishte pyetur nëse totalitarizmi qe duke u vendosur nëpër të gjithë botën, meqenëse Anglia dhe Shtetet e Bashkuara nuk po ndiheshin. Sipas shumëkujt, kjo letër përmban edhe arsyet, që 4 vite më vonë, do të nxisnin Orwell-in të shkruante kryeveprën e tij “1984”:

I nderuar z. Willmet,

Më duhet t’u them se besoj ose druaj se duke e marrë botën në tërësi, këto fenomene janë në rritje. Pa asnjë dyshim, Hitleri shpejt do të zhduket, por vetëm në koston e forcimit të një (a) Stalini, (b) milionerëve anglo-amerikanë dhe (c) Fyhrer-ve të vegjël të tipit të Charles de Gaulle.

Të gjitha lëvizjet kombëtare, kudo, edhe ato që e kanë origjinën tek rezistenca ndaj dominimit gjerman, duket se po marrin forma jo-demokratike, duke u tubuar rreth ndonjë Fyhrer-i super-njeri (Hitler, Stalin, Salazar, Franco, Gandi, De Valera, sa për të dhënë disa shembuj), dhe vënë në zbatim teorinë se qëllimi justifikon mjetin.

Lëvizja, kudo në botë, duket të jetë në drejtimin e ekonomive të centralizuara, që mund të jenë “funksionale”, në një farë kuptimi ekonomik, por që nuk janë të organizuara në mënyrë demokratike dhe kanë prirje të krijojnë një sistem kastash.

Kjo mund të sjellë me vete tmerret e nacionalizmit më emocional dhe tendencën për të mos besuar tek ekzistenca e një të vërtete objektive, pasi, në fakt, të gjithë janë në një mendje me fjalët dhe profecitë e ndonjë “Fyhreri” të pagabueshëm.

Tashmë, historia, në një kuptim, ka pushuar së ekzistuari. Për shembull, nuk ekziston një histori e kohës sonë, e cila të mund të pranohet universalisht. Hitleri mund të thotë se hebrenjtë e filluan luftën dhe, nëse do ia dalë të mbijetojë, kjo do të bëhet historia zyrtare.

Nuk mund të thuhet që dy plus dy bëjnë pesë, se për shembull për qëllimet e balistikës në ushtri, duhet të bëjnë katër. Por, në llojin e botës që unë kam vërtet frikë se mund të shfaqet, një botë me dy ose tre super-shtete të mëdha, të cilat s’mund të pushtojnë njëri-tjetrin, shuma e dy plus dy mund të bëjë pesë, nëse vetëm këtë do e dëshironte “Fyhreri”.

Për aq sa mund të shoh, ky është drejtimi në të cilën jemi duke ecur, edhe pse, natyrisht, procesi është i kthyeshëm.

Sa për Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se çfarë mund të thonë pacifistët, nuk janë ende duke lëvizur drejt totalitarizmit dhe kjo shenjë është një ogur i mirë. Besoj thellësisht, siç e kam shpjeguar në librin tim, “Luani dhe njëbrirëshi”, se populli britanik zotëron aftësinë për të centralizuar ekonominë e vet pa e shkatërruar lirinë.

Por, duhet kujtuar se Britania dhe Shtetet e Bashkuara nuk e kanë provuar realisht, nuk kanë njohur humbjen dhe vuajtjen, dhe ekzistojnë disa simptoma negative, që i balancojnë ato pozitive. Sa për fillim, ka një indiferencë të përgjithshme ndaj perëndimit të demokracisë.

Kuptohet, për shembull, se në Angli askush nën moshën 26-vjeçare s’mund të votojë dhe me aq sa mund të shihet, shumica e njerëzve të kësaj moshe nuk i jep rëndësi votës. Së dyti, fakt është se intelektualët janë shumë më të prirur ndaj totalitarizmit, të paktën në perspektivë, në krahasim me njerëzit e thjeshtë.

Të gjithë intelektualët anglezë iu kundërvunë Hitlerit, por vetëm në koston e pranimit të Stalinit. Shumica e tyre janë krejtësisht të gatshëm për metoda diktatoriale, policinë sekrete, falsifikimin sistematik të historisë etj., nëse është fjala për ta bërë këtë nga ana “jonë”.

Të thuash që s’kemi një lëvizje fashiste në Angli, kjo nënkupton, në thelb, se të rinjtë në këtë kohë e kërkojnë “Fyhrerin” e tyre diku tjetër. Nuk mund të jemi të sigurt se kjo s’do të ndryshojë, apo që njerëzit e zakonshëm të mos mendojnë, pas 10 viteshsh, atë që mendojnë aktualisht intelektualët.

Shpresoj që kjo do të mos ndodhë, madje e besoj, por kjo vetëm me koston e një lufte. Nëse thjesht shpallet se gjithçka shkon për së mbari, dhe nuk shihen kurrkund simptomat në skajin e së majtës, nuk bëhet gjë tjetër, veçse ndihmohet totalitarizmi të afrohet gjithnjë e më tepër.

Ju gjithashtu më pyesni: nëse mendoj që prirja globale është drejt fashizmit, atëherë përse e mbështes luftën? Njoh mjaft mirë imperializmin britanik, për shkak se nuk më pëlqen, por e duroj përkundrejt atij nazist apo japonez, si një e keqe më e vogël.

Njësoj do të doja të mbështesja Bashkimin Sovjetik kundër Gjermanisë, pasi mendoj se ky vend nuk mund t’i ikë tërësisht të shkuarës së vet, dhe ruan mjaft ide origjinale nga Revolucioni, për të qenë një fenomen më premtues sesa Gjermania naziste.

Unë mendoj, dhe e kam menduar këtë qëkur nisi lufta në vitin 1936, apo më herët, se kauza jonë është e drejtë, por ne duhet të vazhdojmë ta bëjmë më mirë, çka sjell pashmangshmërisht kritika të vazhdueshme.

 Sinqerisht i juaji, George Orwell

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

 

 

Tags: de gaulleDe ValerFrancoGandiGeorge OrwellHitlerhitleriSalazarStalinstalini

TË LIDHURA

Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës

21:59 | 25/09/2025
Detaje nga aksidenti në Peqin/ Punëtori i pastrimit kishte ndaluar për të kryer punën, u përplas nga furgoni i udhëtarëve
Aktualitet

Detaje nga aksidenti në Peqin/ Punëtori i pastrimit kishte ndaluar për të kryer punën, u përplas nga furgoni i udhëtarëve

21:23 | 25/09/2025
Aksident tragjik në aksin rrugor Peqin-Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Peqin-Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit

20:53 | 25/09/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 1 maj 2017

Shtypi i ditës, 1 maj 2017

Shtypi nga bota, 1 maj 2017

Shtypi nga bota, 1 maj 2017

Çfarë ka ndodhur më 1 maj?

Çfarë ka ndodhur më 1 maj?

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Belind Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf! Veliaj, Molla dhe Qato…

Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Belind Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf! Veliaj, Molla dhe Qato…

11:45 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës

by mirseda
21:59 | 25/09/2025
0

Një aksidenti rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, në lagjen nr. 4, në “Rrugën...

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

21:47 | 25/09/2025
BIRN: Zvarritja e zgjedhjeve të pjesshme vendore, PS me standarde të dyfishta

BIRN: Zvarritja e zgjedhjeve të pjesshme vendore, PS me standarde të dyfishta

21:32 | 25/09/2025
Detaje nga aksidenti në Peqin/ Punëtori i pastrimit kishte ndaluar për të kryer punën, u përplas nga furgoni i udhëtarëve

Detaje nga aksidenti në Peqin/ Punëtori i pastrimit kishte ndaluar për të kryer punën, u përplas nga furgoni i udhëtarëve

21:23 | 25/09/2025
Aksident tragjik në aksin rrugor Peqin-Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit

Aksident tragjik në aksin rrugor Peqin-Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit

20:53 | 25/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com