Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ja kush e kërcënoi me jetë gazetaren Rudina Xhunga (emri)

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Ja kush e kërcënoi me jetë gazetaren Rudina Xhunga (emri)

Gazetarja Rudina Xhunga është kërcënuar pas emisionit të saj për incidentin e mbulimit të Skënderbeut në festën e Kurban Bajramit.

Xhunga thotë se disa persona në rrjetin social “Facebook”, mes të cilëve veçon njërin prej tyre e kanë kërcënuar.

Më tej, mësohet se gazetarja e ekranit shqiptarë për këtë arsye ajo do t’i padisë, raporton “Dritare”.

Nga Rudina Xhunga

Pas emisionit për Skënderbeun, pata shumë mesazhe, shumica të pakënaqurish.

Të pakënaqur që kisha ftuar Imamin Armand Ali, të pakënaqur që dy profesorë, si Pëllumb Xhufi dhe Moikom Zeqo, flisnin përballë këtij imami, të pakënaqur që “i rrija me kurriz”  përfaqësuesit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, duke “shprehur hapur anshmërinë”, të pakënaqur që hoqa nga skenografia e studios sime Skënderbeun, të pakënaqur që kisha veshur fustan të kuq.

Secili ka të drejtë të jetë i pakënaqur dhe ta shprehë këtë, por e drejta e tij mbaron, kur shprehja e pakënaqësisë cenon, lëndon, dëmton, prek dhe vret tjetrin.

Sikundër mbaroi e drejta e një personazhi që zgjodha mes disave, të cilët më kërcënonin dhe masakronin në mesazhe.

Ky quhet Skënder. Jo Skënderbeu, por Skënder Ndosha.

Është nga Fushë-Arrëza, jeton në Greqi, ku është i vetëpunësuar.

Më akuzon që po shes gjakun e të parëve të tij, që unë nuk ia njoh dhe pastaj i kthehet të parëve të mi, të vdekurve të mi, të gjallëve të mi dhe më sqaron gjerë e shtruar, fantazinë e tij për ç’do u bëjë atyre.

Skënder Ndosha, nga Fushë-Arrëza, që jeton në Greqi dhe është i vetëpunësuar, mund të jetë një prej 1000 mesazheve që erdhën. Nuk është e vërtetë që unë nuk i lexoj, nuk është e vërtetë që nuk më lëndojnë, nuk është e vërtetë që nuk më ndikojnë.

Dhe nuk është e vërtetë që ky është çmimi i të qenit publik  dhe mund ta lë veten të ma shenjojnë ditën, këta si ky.

Ndaj të them Skënder Ndosha, që do të të padis, por jo në Fushë-Arrëz. Në Greqi, aty ku je i vetëpunësuar dhe jeton në FB tënde.

Nuk do të të mbyll faqe FB. Mbaje ta kesh.

Unë kam kontribuar që ti të jetosh më mirë aty ky je, me gjithë emisionet e mia për shqiptarët e Greqisë.

Tani meqë i je vënë të gjallëve dhe të vdekurve të mi, unë vij e të gjej dhe të kërkoj deri në fund, ligjërisht. Dhe dua të jap një tjetër kontribut, për t’u treguar vendin, atyre si ty.

Atyre si ty që guxojnë të hyjnë në varret e të dashurve dhe dhomat e fëmijëve me fjalët e tyre të ndyra, atyre si ty, që po i lamë, do vijnë edhe me armët e tyre.

Dhuna nuk mbaron, kur të mbaroj unë, sepse unë vdes përditë, kur e lë dhunën të më pështyjë. Dhuna në fillim pështyn, pastaj vret.

Ndaj Skënder Ndosha nga Fushë-Arrëza dhe shokët e tij, duhet ta mendojnë mirë, kur guxojnë dhe lëshojnë të pëgërat e tyre në publik.

 

TË LIDHURA

Dosja “Taçi”/ Mesazhet që e fundosën biznesmenin
Aktualitet

Dosja “Taçi”/ Mesazhet që e fundosën biznesmenin

17:45 | 24/02/2026
Ryshfet 2 mijë euro, 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores
Aktualitet

Ryshfet 2 mijë euro, 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores

16:55 | 24/02/2026
Operacioni i SPAK për Call Center-at, Gjykata ndryshon masën për 4 të arrestuar
Aktualitet

Operacioni i SPAK për Call Center-at, Gjykata ndryshon masën për 4 të arrestuar

16:41 | 24/02/2026
Next Post
Essential telefon shumë i mirë,  por ka diçka që nuk shkon

Essential telefon shumë i mirë, por ka diçka që nuk shkon

Kërcënimi ndaj gazetares, UGSH: Rrezik për lirinë e mediave dhe të gazetarit në Shqipëri

Kërcënimi ndaj gazetares, UGSH: Rrezik për lirinë e mediave dhe të gazetarit në Shqipëri

RADARËT/ Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron Haki Çakon: Pretendim i pavlerë dhe dashakeq

RADARËT/ Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron Haki Çakon: Pretendim i pavlerë dhe dashakeq







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Emri në dosjen Epstein, rikthim i bujshëm i modeles shqiptare
Bota

Emri në dosjen Epstein, rikthim i bujshëm i modeles shqiptare

by mirseda
18:06 | 24/02/2026
0

Misse Beqiri u bë e njohur ndërkombëtarisht si bashkëshortja e ish-portierit të Manchester United, Anders Lindegaard, me...

Kushtetuesja i jep të drejtë PD-së, Bardhi akuzon mazhorancën për “banditizëm”

Kushtetuesja i jep të drejtë PD-së, Bardhi akuzon mazhorancën për “banditizëm”

17:49 | 24/02/2026
Dosja “Taçi”/ Mesazhet që e fundosën biznesmenin

Dosja “Taçi”/ Mesazhet që e fundosën biznesmenin

17:45 | 24/02/2026
Trump kërkon paqe në Ukrainë deri në 4 Korrik

Trump kërkon paqe në Ukrainë deri në 4 Korrik

17:03 | 24/02/2026
Ryshfet 2 mijë euro, 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores

Ryshfet 2 mijë euro, 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores

16:55 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com