Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

‘Iu premtoj se çdo detyrim do të likuidohet’, Qarri sulmon Xhelal Mziun: Keni 11 vite që…

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Befason presidenti i Kamzës, ja çfarë thotë për shkarkimin e Ndreut

Ekipi i Kamzës është duke kaluar një moment të vështirë në kampionatin shqiptar. Kriza mes drejtuesve duket se ka kaluar çdo cak dhe këtë po e vuan skuadra dhe tifozët. Presidenti i kësaj skuadre të Superiores vijon ankesat ndaj kryebashkiakut Xhelal Mziu. Bashkia zotëron 49% të aksioneve të klubit të futbollit, por duket se nga ana financiare nuk përgjigjet për asgjë.

Ndoshta për ta vënë në sedër (në një vit elektoral, zgjedhjet vendore mbahen në qershor), Naim Qarri ka bërë këtë letër publike, në të cilën mundohet të sqarojë situatën:

“Të nderuar qytetarë të Kamzës dhe të gjithë Shqipërisë! Gjithashtu, i nderuar opinion i gjerë sportiv! Po ju drejtohem me këtë letër të hapur për të shpjeguar pozicionin tim te skuadra e Kamzës, që aktualisht, për hir të së vërtetës, ndodhet në një moment të vështirë. Në vijim do t’ju shpjegoj në mënyrë të detajuar problemet e skuadrës sonë, që nuk duhet të qëndrojnë më të maskuara.

Klubi ynë është një shoqëri aksionare, ku aksionet janë të ndara kështu: 51% i disponon firma “Qarri02 shpk” dhe 49% i disponon Bashkia e Kamzës. Për të qenë transparent me të gjithë ju, ka gati 11 vite që e financoj skuadrën me paratë e familjes sime. Ndërkohë, këtë sezon futbollistik, 2018-2019, Bashkisë e Kamzës nuk ka plotësuar detyrimet financiare, që ligji përcakton qartë, në bazë të 49% të aksioneve që ky insitucion zotëron.

Kam lexuar pak kohë më parë kryetarin e kësaj bashkie në media, që akuzonte personin tim se nuk kisha asnjë lloj projekti me skuadrën. Në bazë të dokumentacioneve të vulosura dhe firmosura nga unë, sipas bilanceve të financierëve tanë, në muajin dhjetor 2018, është dorëzuar pranë bashkisë, pas kërkesës së këtij insitucioni, transpareca financiare. Pas kësaj situate kam marrë një premtim nga vetë kryetari i Bashkisë së Kamzës se bashkëpunimi do të rinisë dhe pushteti lokal do të ishte garant nga muaji janar 2019 e në vazhdim.

Por, në këtë moment që po flasim, investimet e bashkisë janë zero, madje ajo ka bërë prapakthehu, duke mos garantuar asgjë. Gjej rastin t’i bëj thirrje këtij institucioni, që të mbështesë ekipin, jo Naim Qarrin. Këtë kërkesë e bëj jo nga dëshira personale, por në bazë të dokumentacioneve dhe detyrimeve financiare, që aksionari tjetër 49% ka ndaj skuadrës, por dhe qytetarëve kamzalinj, të cilët paguajnë taksa dhe detyrime ndaj bashkisë.

Ata nuk e meritojnë hezitimin për përkrahje të skuadrës së qytetit. Në të kundërt, pas konsultimeve që do të kem edhe me juristët e klubit, do të kërkoj nga bashkia të heqë dorë nga 49% i aksioneve që disponon dhe 100% të aksioneve të kalojnë te firma “Qarri02 shpk”. Ndërkohë, futbollistëve të mi, pavarësisht se jam lënë në rrugë nga Bashkia e Kamzës, iu premtoj se çdo detyrim do të likuidohet, me apo pa pushtetin lokal në krah”.

TË LIDHURA

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund
Sport

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë
Sport

Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë

08:46 | 02/08/2025
Luftë pa fund, dëshira e Voltemejd për Bajernin përplaset me murin e Shtutgartit
Sport

Luftë pa fund, dëshira e Voltemejd për Bajernin përplaset me murin e Shtutgartit

22:00 | 01/08/2025
Next Post
Zhdukja e avioni/ Shefi i Kontrollit Ajror jep lajmin e hidhur

Zhdukja e avioni/ Shefi i Kontrollit Ajror jep lajmin e hidhur

VIDEO/ Budallallëku i momentit gati i merr jetën 27-vjeçarit, hidhet drejt vendit të peshkaqenëve

VIDEO/ Budallallëku i momentit gati i merr jetën 27-vjeçarit, hidhet drejt vendit të peshkaqenëve

Ylli i Realit kërkon largimin: Nëse më kërkojnë ata, më lini të shkoj

Ylli i Realit kërkon largimin: Nëse më kërkojnë ata, më lini të shkoj

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…
Aktualitet

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

by mirseda
18:00 | 02/08/2025
0

Në Maqellarë të Dibrës është regjistruar një ngjarje e rëndë brenda një familjeje, ku djali ka plagosur...

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë

Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë

08:46 | 02/08/2025
Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

08:43 | 02/08/2025
Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

08:40 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com