32-vjeçari Ermando Lekaj është arrestuar në qytetin e Lezhës, pas dyshimeve se shiste doza kanabisi.
I arrestuari u kap gjatë një operacioni të koduar “Holder” nga Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Gjatë kontrollit fizik, si dhe kontrollit në automjet dhe në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan doza të dyshuara kokainë dhe kanabis.
Operacioni, i realizuar bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, ka çuar në sekuestrimin e lëndëve narkotike, të cilat do të shërbejnë si prova materiale për hetimet. Lekaj është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe dosja i është dërguar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.