Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Golemit, pasi një 80-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë.
Dyshohet se shtetasi R. O. gjatë kohës që ishte duke u larë në det, aksidentalisht është mbytur.
Sakaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Golem, Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi R. O., rreth 80 vjeç, banues në Kosovë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.