Adam Johnosn, i cili aktualisht është i burgosur, po e planifikon rikthimin në futboll pas lirimit. Fillimisht ai u dërgua në burgun e Armley në Leeds, por 30-vjeçari u transferua në Doncaster për të qenë më afër familjes së tij.
Në burg ai është duke kaluar një tmerr, pasi ishte i famshëm si futbollist dhe arsyeja e dënimit është ‘ngacmim seksual ndaj një të mitur’ ai thirret në kor si ‘përdhunuesi’. Një burim i Daily Star zbuloi ferrin që është duke e përjetuar ish-sulmuesi i Manchester Cityt. “Nuk ka ditë që pjesa tjetër e të burgosurve nuk i këndojnë me fjalët ‘përdhunues, përdhunues’”, thotë burimi i gazetës.
Ish-ylli i Manchester City i cili pritet të lirohet në marsin e vitit tjetër po planifikon të rikthehet në një skuadër profesioniste për të vazhduar karrierën në futboll. 31 vjeçari i cili është burgosur për ngacmim seksual ndaj të miturve ka vendosur t’iu shkruaj letër skuadrave angleze, ka mësuar “The Sun” nga motra e lojtarit.
“Ai do të shkruante një letër të hapur për të gjitha skuadrat, duke shpjeguar pse mund t’iu ndihmojë akoma nëse ata i japin një shans”, ka thënë motra e lojtarit. “Menduam se po bënte shaka, mirëpo ai e kishte shumë seriozisht”, ka thënë ajo.
Johnson regjistroi 12 paraqitje me përfaqësuesen e Anglisë para se të burgosej për ngacmimin e një vajze 15 vjeçare. Johnson gjatë karrierës së tij ka luajtur me klube si Middlesbrough, Leeds United, Watford, Manchester City e Sunderland.