Ish-Sekretari i Mbrojtjes në presidencën e Bill Klintonit, William Cohen, ka thënë se Donald Trumpi po i shemb shtyllat e stabilitetit, në të cilat është punuar 70 vjet.
“Presidenti po i godet shtyllat e stabilitetit dhe sigurisë, të cilat ne i kemi ndërtuar në 70 vitet e kaluara. Ai po i shkatërron ato në mënyrë të vazhdueshme, duke i kritikuar publikisht aleatët tanë të NATO-s”, deklaroi Cohen. “I kemi disa vendime që lidhen me kërcënimet më të mëdha për sigurisë tonë kombëtare, përfshirë vendimet për Rusinë, Sirinë, Afganistanin dhe Korenë Veriore. A mendoni se e meriton Trumpi të jetë komandant suprem”, shtoi ai.
“Sipas vlerësimi tim, jo. Më duhet ta them publikisht se nuk e kam përkrahur që të bëhet president. E kam ditur se ai nuk është i përshtatshëm për këtë pozitë. Nuk pajtohem me mënyrën se si ai i trajton çështjet e sigurisë dhe aleatët tanë. Ai po i tradhëton interesat tona”, tha Cohen, transmeton Gazeta Express.