Prej disa ditësh skuadra e Kukësit ndodhet në Antalia për të zhvilluar fazën përgatitore dimërore, nën drejtimin e trajnerit të ri Peter Pacult. Të hënën ata zhvilluan edhe miqësoren e parë nga e cila dolën fitues. Por krahas seancave stërvitore drejtuesit e Kukësit janë duke u kujdesur edhe për merkaton, ku duan ti plotësojnë dëshirat trajnerit të ri.
Në orët e para të mëngjesit në Antalia, për t’u bashkuar me lojtarët e tjerë, mesfushori gjeorgjian, Irakli Dzaria. Ky i fundit, që ka qenë pjesë edhe e kombëtares së vendit të tij, ka nënshkruar me klubin verilindor kontratë për një sezon e gjysmë. 29-vjecari është prezantuar nga drejtori sportiv, Ndemin Nexhipi, dhe shefi i klubit kuksian, Jonuz Hallaci.