Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Ish-kryetarja e Bashkisë së Libohovës Luiza Mandi, reagon pas dënimit nga GJKKO: Duan të më njollosin emrin

2 vjet ago
in Politikë
Ish-kryetarja e Bashkisë së Libohovës Luiza Mandi, reagon pas dënimit nga GJKKO: Duan të më njollosin emrin

Ditën e djeshme, ish-kryetarja e bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi, u dënua nga GJKKO me 1 vit burg, pasi SPAK ngriti ndaj saj akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Gjithçka nisi nga një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia, për zgjerimin e rrugës dhe se ata nuk ishin dëmshpërblyer.

Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cenuar prona e familjarëve, të cilët bënë edhe kallëzimin. SPAK dhe GJKKO gjetën fajtore ish-kryebashkiaken.

Dy ditë pas vendimit të GJKKO, ish-kryebashkiakja Luiza Mandi, ka reaguar duke sqaruar të vërtetën e projektit dhe shkeljet e saj të gjetura nga Gjykata në dëm të pronarëve të truallit ku ka kaluar rruga.

Ajo shprehet se ndaj saj ka tendencë për ta njollosur dhe goditur politikisht. Gjithashtu, ajo paralajmëron se do ta ankimojë vendimin e GJKKO.

Reagimi:
“Të dashur miq e bashkëqytetarë te mi!

Jam njohur nga media për vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku akuzohem për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për një padi të ngritur kundër meje nga një pronar toke në qytetin e Libohovës. Nëpërmjet këtij postimi nuk dua të kundërshtoj apo të komentoj vendimin e kësaj gjykate, por si e votuara juaj për dy mandate, kam detyrimin që të ndaj me ju, si para Zotit, të vërtetën e këtij sulmi nga njerëz që duan të njollosin emrin tim. Para jush unë do të jap llogari, njësoj sikur të isha në detyrë.

Gjatë zbatimit të projektit për restaurimin e qendrës së qytetit Libohovë, në vitin 2016, lindi nevoja për zgjerimin e rrugës dytësore, bypass-it të qytetit. Zgjerimi do të “cënonte” edhe pronën në bashkëpronesi nga 10 pronarë, ku vetëm 15.8 metra katror i takonin paditësit. Duke qenë një sipërfaqe kaq e vogël, asnjëri nga bashkëpronarët, perfshi edhe paditësin, nuk kërkuan asnjë dëmshpërblim për këtë, por vetëm disa punime sistemimi në bahçen e shtëpisë së tyre, të cilat ju plotësuan. Punimet për sistemimin e rrugës zgjatën disa muaj, por në asnjë rast, bashkëpronarët apo paditësi, nuk kanë patur asnjë ankesë për zaptim prone, në Bashkinë Libohovë apo në ndonjë instutucion tjetër lokal. Vlera totale e pronës, sipas vlerësimit, qenkërka 3 milionë e 600 mijë lekë (të vjetra) dhe vlera që paditësit “i takon” është 360 mijë lekë (të vjetra).

Të dashur bashkëqytetarë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për këtë “dëm” që i kam shkaktuar këtij qytetari, e ka klasifikuar “shpërdorim detyre” dhe kërkon të më dënojë me 8 muaj heqje lirie! Ndihem krenare për punët e mira që kam bërë gjatë ushtrimit të detyrës sime si kryetare e bashkisë, por këtë krenari dhe emrin tim që dikush është i intresuar për ta goditur dhe njollosur, do ta ruaj me të gjitha mjetet ligjore, në çdo shkallë të gjyqësorit!“, shprehet ajo.

TË LIDHURA

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik
Aktualitet

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik

11:29 | 10/02/2026
Salianji: Shqipëria fundoset, qeveria e Ramës fokus vetëm propagandën
Politikë

Salianji: Shqipëria fundoset, qeveria e Ramës fokus vetëm propagandën

11:25 | 10/02/2026
PD paraqet argumentet në ‘Kushtetuese’ për të shfuqizuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit
Aktualitet

PD paraqet argumentet në ‘Kushtetuese’ për të shfuqizuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

11:05 | 10/02/2026
Next Post
Akuzohet se dhunoi njerkën, Apeli lë në arrest shtëpie djalin e Nehat Kullës

Akuzohet se dhunoi njerkën, Apeli lë në arrest shtëpie djalin e Nehat Kullës

Matura Shtetërore 2024/ Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, ja linku ku mund të gjeni notat

Matura Shtetërore 2024/ Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, ja linku ku mund të gjeni notat

Kërkojnë heqje të “arrestit shtëpiak”, regjistrohet në Gjykatën e Lartë kërkesa e Berishës dhe Malltezit

Kërkojnë heqje të “arrestit shtëpiak”, regjistrohet në Gjykatën e Lartë kërkesa e Berishës dhe Malltezit







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Protestë ,banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe kreun e IMT-së së Bashkisë së Durrësit,
Aktualitet

Protestë ,banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe kreun e IMT-së së Bashkisë së Durrësit,

by mirseda
12:40 | 10/02/2026
0

Pasi ndoqën kryetarin e Këshillit të qarkut për shpjegime, banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe...

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik

11:29 | 10/02/2026
Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit

Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit

11:27 | 10/02/2026
Salianji: Shqipëria fundoset, qeveria e Ramës fokus vetëm propagandën

Salianji: Shqipëria fundoset, qeveria e Ramës fokus vetëm propagandën

11:25 | 10/02/2026
Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

11:22 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com