Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të vizitojë sot Brukselin, duke prezantuar një kërkesë të re për liberalizimin e vizave.
“Do të shkoj në Bruksel dhe do të bisedoj për një zgjidhje, që qytetarët të lëvizin sa më shpejt, lirshëm”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.
Mustafa ka deklaruar se do t’i kërkojë BE-së, fillimisht, liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, ndryshe do të pezullojë për dy vjet demarkacionin me Malin e Zi.
Mirëpo, në rast se vendi nuk do të përmbushë kërkesën e Komisionit Evropian për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, atëherë, sërish do të kthehet regjimi i vizave.