Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Irani komploton akte terroriste nga ambasadat e tij, ja si duhet të ndalet

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Irani komploton akte terroriste nga ambasadat e tij, ja si duhet të ndalet

Nga Alireza Jafarzadeh “Townhall”/ Gjatë vitit të kaluar, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, kanë përjetuar një rritje të paprecedentë të kërcënimeve terroriste:nga komplotet për sulme me bomba në Paris dhe Shqipëri, tek vrasjet në Turqi dhe Holandë, apo spiunimi i krerëve të opozitës në SHBA, tek “operacionet e kapjes dhe vrasjeve”.

Por kjo nuk është vepër e Shtetit Islamik apo Al-Kaedës; por e regjimit klerikal në Iran. Kur shpërthyen protestat në mbarë Iranin në dhjetorin e vitit të kaluar, mullahët e kuptuan se pushteti po u rrëshqiste nën këmbë. Qytetarët iranianë, i kanë urryer prej kohësh sundimtarët e tyre, por tani më shumë se kurrë e shohin regjimin vërtet për atë që është:një tigër prej letre.

Ata janë të gatshëm të reagojnë kundër represionit, dhe të ngrenë zërin e tyre në rrugë. Në pamundësi për të shtypur rebelimin në shtëpi, mullahët po godasin jashtë shtetit. Për dekada me radhë, Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) e Teheranit, ka orkestruar komplote terroriste jashtë vendit, duke përdorur si mbulesë strukturat diplomatike.

Ky kulmim i fundit i operacioneve në Evropë dhe SHBA, është kryer me dijeninë dhe mbështetjen e plotë jo vetëm të Udhëheqësit Suprem, Ali Khamenei, dhe presidentit Hasan Ruhani, por edhe me bashkëpunimit thelbësor të Ministrisë së Jashtme, të kryesuar nga Xhavad Zarif, i vetë-shpallur si i “moderuar:

Edhe pse terrorizmi ka qenë prej kohësh një taktikë kyçe, për pjesën më të madhe të viteve 2000 regjimi i Iranit i ndali sulmet e saj në Evropë, duke u fokusuar në shtypjen e popullsive në vend, dhe vendosjen e bombave në Lindjen e Mesme. Në mendjet e mullahëve, nëse të bësh biznes me evropianët do të thotë të luash mirë, ky ishte një pazar që ia vlente. Megjithatë, protestat e vazhdueshme në Iran, e kanë ndryshuar ekuacionin.

Shënjestra e regjimit, kanë qenë kryesisht disidentët që jetojnë jashtë vendit, kryesisht udhëheqja, anëtarët dhe mbështetësit e koalicionit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe anëtarja e saj kryesore, Organizata e Popullit Muxhahedin të Iranit (PMOI), e njohur ndryshe si Muxhahidin Khalq (MEK).

Por përse MEK? Sepse Teherani e njeh se është një nxitës i ndryshimit në Iran. Veteranë të luftës kundër regjimit për më shumë se 3 dekada, rrjeti elastik i MEK-ut po siguron mbështetjen, udhëheqjen dhe komunikimin e nevojshëm për protestat. Që nga marsi i këtij viti, ka pasur 3 komplote që kanë synuar posaçërisht anëtarët dhe udhëheqjen e MEK-ut.

Ato do të kryheshin në Shqipëri, ku jetojnë rreth 2.600 pjesëtarë të MEK-ut; në tubimin vjetor të lirisë së Iranit në Paris, ku morën pjesë rreth 100.000 njerëz (duke përfshirë figura politike të shquara evropiane, të Lindjes së Mesme dhe amerikane); dhe madje edhe këtu në SHBA.

Në një rezolutë bipartizane, të bashkë-sponsorizuar nga 100 anëtarë të Kongresit Amerikan, u “dënua komploti terrorist i regjimit iranian ndaj qytetarëve të Shteteve të Bashkuara dhe pjesëmarrësve të tjerë të ‘Irani i Lirë 2018’ në Paris”.

Rezoluta i bën thirrje qeverisë së SHBA-së “të punojë me aleatët europianë, për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë zyrtarët iranianë, që qëndrojnë pas këtij komploti”. Teheranit regjistroi 4 përpjekje për sulme në Evropë dhe SHBA në 6 muaj; pra një komplot të madh terrorist çdo gjashtë javë. Qeveritë perëndimore, duhet të ndërmarrin disa hapa konkrete, nëse janë vërtet serioze në parandalimin e sulmeve të ardhshme.

Së pari, filloni arrestimin ose dëbimin e agjentëve iranianë që veprojnë në mënyrë të paligjshme. Gjatë vitit të kaluar, 4 diplomatë të regjimit Iranian, u përfshirë në komplote terroriste kundër anëtarëve të opozitës; njëri është në burg në Bruksel, dhe tre të tjerë janë dëbuar nga qeveritë holandeze dhe franceze.

Të tjerë janë të njohur për qeveritë e tyre pritëse, të cilët janë përmbajtur nga goditja e tyre, për

të shmangur ndonjë incident diplomatik. Së dyti, qeveritë perëndimore duhet të konsiderojnë seriozisht strukturat diplomatike iraniane. Teherani ka treguar herë pas here, se nuk ka lidhje

me të drejtën ndërkombëtare, dhe i përdor ambasadat dhe konsullatat e saj për të kryer akte të dhunshme jashtë vendit.

Heqja e statusit diplomatik, do të dërgonte një mesazh të fuqishëm tek sundimtarët e Iranit, duke  u mohuar atyre lehtësirat kryesore për komplotimin e sulmeve terroriste. Së treti, qeveritë perëndimore duhet të punojnë bashkë, për të vendosur sanksione ndaj kompanive që financojnë terrorin.

Trupat e Gardës Revolucionare Iraniane, mbajnë de fakto kontrollin mbi disa sektorë të ekonomisë iraniane, të cilën garda e përdor për të financuar represionin e saj të brendshëm,

dhe operacionet e jashtme. Së fundmi, është e rëndësishme të kujtojmë se regjimi teokratik, është shumë më i dobët se sa e portretizon veten.

Moria e fundit e sulmeve nuk reflekton forcë, por një ankth të thellë. Dëshira e popullit iranian për një të ardhme të re, është më e fortë sesa frika e regjimit. Perëndimi duhet ta njohë këtë, dhe të qëndrojë krah tyre dhe jo shtypësve të tyre.

Shënim: Alireza Jafarzadeh, është zv.drejtor i zyrës së Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Uashington. Ai është autor i librit “Kërcënimi iranian”.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare
Aktualitet

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare

22:25 | 16/02/2026
Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë
Aktualitet

Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

21:17 | 16/02/2026
U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje
Aktualitet

U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

20:59 | 16/02/2026
Next Post
Vladimir Putin mund të martohet sërish, Presidenti nuk mohon thashethemet

Vladimir Putin mund të martohet sërish, Presidenti nuk mohon thashethemet

Qindra avionë rusë drejt Krimesë, shtohet forca ushtarake ditët e fundit

Qindra avionë rusë drejt Krimesë, shtohet forca ushtarake ditët e fundit

Jeni të stresuar, profesori ju thotë se zgjidhjen e keni para syve

Jeni të stresuar, profesori ju thotë se zgjidhjen e keni para syve







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare
Aktualitet

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare

by mirseda
22:25 | 16/02/2026
0

Anëtarë të familjeve të militantëve të dyshuar të Shtetit Islamik, të cilët janë shtetas australianë, hipën në...

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

21:17 | 16/02/2026
U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

20:59 | 16/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com