Inter Miami i David Beckham është një hap larg zyrtarizimit të një goditje të madhe në merkato.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, skuadra e MLS, aty ku luan Leo Messi, Sergi Busquets dhe Luis Suarez, thuhet se është afër finalizimit të akordit me Rodrigo De Paul, mesfushor i Atlético Madrid dhe fitues i Kupës së Botës me Argjentinën, në SHBA.
Drejtuesit e Los Colchoneros kanë pranuar ofertën e klubit nga Florida, ndërsa për De Paul një kontratë katërvjeçare është gati. 31-vjeçari ka luajtur 4 sezone në Madrid.