Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos në forumin e Bledit në Slloveni tha se nuk ka rrugë të shkurtër për të gjithë shtetet kandidate të cilat duan të anëtërsohen në BE, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Në panelin ku mori pjesë edhe kryeministri Rama, Kos tha se vendet kandidate duhet të realizojnë të gjitha reformat.
“Ky proces nuk mund të jetë i suksesshëm nëse nuk kemi udhëheqës që besojnë vetë vete që ky institucion është gjëja më e mirë. Duhen udhëheqës që i vendosin reformat mbiu punët e përditshme, që dinë si ti zgjidhin çështjet dypalëshe dhe së treti udhëheqës që besojmë se është detyra e tyre që ti shtyjnë qytetarët e vendeve të tyre në këtë pikë. Anëtarësimi nuk ka të bëjë vetëm e atë që bëjmë neve në Bruksel, ka të bëjë edhe me faktin se sa e mbështet publiku. S’ka rrugë të shkurtra, folët për zotimin e Borrell, ndërkohë që ia tha që në 2030 të dyja palët duhet të jenë gati, vendet kandidate dhe ne. Ne që të jemi në gjendje ti pranojmë këto shtete, ata duhet të realizojnë reformat, shteti i së drejtës, media e lirë janë të panegociueshme. Gjeopolitika ka ndryshuar, përballemi me faktin që ka forca trazuese të jashtme siç i përkufizoj unë që duan të na shohim të dështojmë. Tani kemi forca të jashtme që duan që ne si Europë duam të dështojmë, kemi zgjedhje të rëndësishme në Moldavi. Rusia po rreket fort të luftojë kundër qeverisë aktuale”, tha Kos.
Antonio Costa mesazh SHBA: BE do mbrojë gjithmonë sovranitetin, diplomacia mos të merret si vetëkënaqësi
1756729267_antoniokosta.jpg
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën një marrëveshje për tarifat e vendosura nga Presidenti Donald Trump.
Për BE-në, rivendosja e tarifave tregtare nuk është lajm i mirë, por Brukseli zgjodhi diplomacinë në vend të tensioneve.
Kështu u shpreh Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në fjalën e tij në Edicionin e 20 të Forumit të Bledit në Slloveni.
“Natyrisht ne nuk i gëzohemi kthimit të tarifave. Por duhet të jemi të ndershëm. Në botën e sotme, diplomacia e siguria ndikojnë pashmangshmërisht me njëra-tjetrën. Siguria, sidomos gjatë luftës në pragun tonë, është një çështje ekzistenciale, tensionet e përshkallëzuara me aleatin tonë kyç për tarifat, ndërkohë që kufiri ynë lindor do ishte rrezik i konsiderushëm. Ja pse në këtë moment kemi zgjedhur diplomacinë. BE nuk ka nisur luftë tregtare, por ne jemi treguar të vetëpërmbajtur për interesin e konsumatorëve tanë, interesin e biznesit”.
Antonio Costa pati edhe një mesazh për SHBA-në, kur tha se BE-ja do të mbrojë gjithmonë sovranitetin, ndërsa diplomacia e treguar duhet të merret për vetëkënaqësi.
“Partnerët tanë, përfshi SHBA, duhet të dinë që BE do mbrojë gjithmonë sovranitetin e tij. Diplomacia nuk duhet të merret kurrë për vetëkënaqësi. Këto momente na vërtetuan që tregu ynë i fuqishëm i përbashkët e rregullat tona nuk janë të mjaftueshme. Duhet të bëhemi më autonomë. Nuk mund të mbështetemi më vetëm tek aleatët tanë, duet të marrim më tepër përgjegjësi. Ja pse sot dua të pohoj një mesazh të qartë nga ana e BE: ne qëndrojmë pro një bote ku mbrohet paqja. Europa nuk tërhiqet. Europa angazhohet. Europa ka qëndruar e palëkundur krah Ukrainës”, u shpreh ndër të tjera Antonio Costa.















