Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Infermierja britanike shpallet fajtore për vrasjen e shtatë foshnjave

2 vjet ago
in Bota
Infermierja britanike shpallet fajtore për vrasjen e shtatë foshnjave

Një infermiere britanike është gjetur fajtore për vrasjen e shtatë fëmijëve të porsalindur dhe për tentim-vrasjen e gjashtë të tjerëve në një spital të neonatologjisë ku ajo punonte.

Lucy Letby, 33-vjeçare, u përball me gjykim që nga tetori i vitit të kaluar. Ajo u akuzua se kishte injektuar viktimat – foshnje të cilat ose ishin të sëmura ose kishin lindur para kohe – me ajër, i ka mbiushqyer me qumësht dhe i ka helmuar me insulinë.

Një juri në Gjykatën Mbretërore të Mançesterit e gjeti atë fajtore pasi për 22 ditë shqyrtoi lëndën e saj.

Letby ishte arrestuar pas vdekjeve të disa foshnjave në njësinë neonatale të spitalit Çester në veriperëndim të Anglisë. Vdekjet kishin ndodhur nga qershori i vitit 2015 deri në qershor të vitit 2016.

Prokuroria tha se Letby kishte “kalkuluar” gjithçka dhe kishte përdorur metoda të vrasjes “që nuk lanë shumë gjurmë pas”.

Letby vazhdimisht ka mohuar se u ka bërë keq foshnjave.

Gjatë gjykimit janë dëgjuar edhe dëshmitë e kolegëve të infermieres, të cilët thanë se kishin vërejtur se Letby kishte qenë në punë në çdo rast kur foshnjat e porsalindura kishin vdekur.

Letby ishte arrestuar dhe ishte liruar dy herë. Ajo u arrestua për herë të tretë më 2020 dhe që atëherë gjendet në burg.

Gjatë kontrolleve në shtëpinë e saj, policia kishte gjetur dokumente të spitalit dhe shënime të cilat i kishte shkruar vetë Letby. Në një prej shkrimeve thuhej: “Jam e lig, unë e kam bërë këtë”.

Letby më vonë pretendoi se ky shënim ishte bërë pasi ishte transferuar të kryente punë administrative pas vdekjes së dy trinjakëve.

Infermierja ka mohuar akuzat dhe ka sugjeruar se një “bandë” prej katër mjekësh po tentonin që t’ia hidhnin fajin asaj për shkak të dështimeve të spitalit sa i përket përkujdesjes së foshnjave.

Britania është përballur në të kaluarën me raste kur mjekët kanë vrarë pacientët e tyre. Rasti më i njohur është i mjekut Harold Shipman, i cili në vitin 2000 u dënua për vrasjen e 15 pacientëve.

Më vonë u gjet se Shipman kishte vrarë 250 pacientë duke i injektuar me morfinë. Ai vrau veten në burg më 2004.

TË LIDHURA

Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër
Bota

Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

19:43 | 08/12/2025
Von der Leyen: Sa më shumë Putin vazhdon luftën, aq më të larta do të jenë kostot për Rusinë
Bota

Von der Leyen: Sa më shumë Putin vazhdon luftën, aq më të larta do të jenë kostot për Rusinë

19:18 | 08/12/2025
Trump-Netanyahu takohen më 29 dhjetor për armëpushimin në Gaza dhe çarmatimin e Hamasit
Bota

Trump-Netanyahu takohen më 29 dhjetor për armëpushimin në Gaza dhe çarmatimin e Hamasit

17:26 | 08/12/2025
Next Post
Gjendet e pajetë në banesë 56-vjeçarja në Peqin

Aksident automobilistik në Pogradec, dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, dërgohet në spital një prej shoferëve

A*më e municione të fshehura në thasë, çfarë zbuloi policia një ditë më parë në Tiranë

Vodhën një automjet në Plazhin e Ri, telashe për dy të rinjtë në Vlorë

Tërmet i fortë në Itali, epiqendra dhe magnituda

Dridhje toke në Kosovë, epiqendra ishte në verilindje të Pejës







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër
Bota

Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

by mirseda
19:43 | 08/12/2025
0

Në Londër u zhvillua një takim për çështjen e Ukrainës mes presidentit Zelensky dhe liderëve të Francës,...

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit

19:32 | 08/12/2025
Von der Leyen: Sa më shumë Putin vazhdon luftën, aq më të larta do të jenë kostot për Rusinë

Von der Leyen: Sa më shumë Putin vazhdon luftën, aq më të larta do të jenë kostot për Rusinë

19:18 | 08/12/2025
Merr fund rrugëtimi i Dolces në “Grande Fratello”, largohet pa përshëndetur banorët

Merr fund rrugëtimi i Dolces në “Grande Fratello”, largohet pa përshëndetur banorët

19:13 | 08/12/2025
Nis “foltorja” e Sali Berishës me vetëm dhjetëra protestues; të pranishëm Salianji dhe Alimehmeti

Nis “foltorja” e Sali Berishës me vetëm dhjetëra protestues; të pranishëm Salianji dhe Alimehmeti

18:50 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com