Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Incidenti i rëndë me teleferik në Napoli!

2 muaj ago
in Rajoni
Incidenti i rëndë me teleferik në Napoli!

Një grua britanike, e cila ishte ndër katër personat që humbën jetën në aksidentin me teleferik pranë Napolit, është identifikuar nga autoritetet italiane si Margaret Elaine Uinn. Një britanik i dytë që gjithashtu humbi jetën në aksident është identifikuar nga autoritetet, por emri i tij ende nuk është bërë publik.

Kabina e teleferikut malor ra në tokë pasi një nga kabllot që e mbante u këput të enjten, thanë zyrtarët lokalë. Operatori i teleferikut deklaroi se linja kishte kaluar një inspektim sigurie vetëm dy javë më parë dhe se është hapur një hetim penal. Zyra e Jashtme britanike tha se është në kontakt me autoritetet lokale, por nuk ka konfirmuar zyrtarisht identitetin e viktimave.

Dy viktimat e tjera përfshijnë drejtuesin e teleferikut, i identifikuar nga autoritetet si Carmine Parlato, 59 vjeç, dhe një grua izraelite me emrin Janan Suliman. Një person i pestë që ndodhej në kabinë, vëllai i zonjës Suliman, është “në gjendje jashtëzakonisht të rëndë” dhe është transportuar me helikopter në spital, ku ndodhet në gjendje kritike. Autoritetet në Torre Annunziata kanë hapur një hetim mbi shkakun e aksidentit.

Gjashtëmbëdhjetë persona të tjerë u shpëtuan nga një kabinë e dytë, e cila ndodhej pranë fundit të luginës në kohën e incidentit. Ata u nxorën me helikopterë shpëtimi. Kryetari i bashkisë së Castellammare di Stabia – ku ndodhet teleferiku – tha se besohet se është këputur një kabllo tërheqëse. “Frena emergjente në fund të linjës funksionoi, por duket se jo ajo e kabinës që po afrohej në majën e kodrës,” tha ai për mediat italiane të enjten

Ai shtoi se ishin kryer kontrolle të rregullta sigurie në linjën e teleferikut, e cila shtrihet për tre kilometra nga qyteti deri në majë të malit. Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme britanike tha: “Po trajtojmë një incident në Itali dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale. Mendimet tona janë me të prekurit.”

Menjëherë pas aksidentit, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila ndodhej në një udhëtim në Uashington, shprehu “ngushëllimet e saj të sinqerta” për familjet e viktimave. Teleferiku i Malit Faito është në funksion që nga viti 1952. Një aksident i ngjashëm në këtë linjë në vitin 1960 kishte lënë të vdekur katër persona.

TË LIDHURA

Tre serbë të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë dalin sot para gjykatës.
Kosovo

Tre serbë të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë dalin sot para gjykatës.

09:11 | 09/06/2025
Samiti i Hagës vlerëson kërcënimet, NATO shqetësohet për Kosovën: Do shtojmë vigjilencën
Kosovo

Samiti i Hagës vlerëson kërcënimet, NATO shqetësohet për Kosovën: Do shtojmë vigjilencën

20:28 | 05/06/2025
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë
Rajoni

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Next Post
Parashikimi i motit për sot, 19 prill 2025

Parashikimi i motit për sot, 19 prill 2025

Numri i ulët i lindjeve në Shqipëri! Mjeku flet për infertilitetin

Numri i ulët i lindjeve në Shqipëri! Mjeku flet për infertilitetin

SHBA paralajmëron: Nuk do të udhëheqim negociatat pa bashkëpunim të palëve

SHBA paralajmëron: Nuk do të udhëheqim negociatat pa bashkëpunim të palëve

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Analiza e DW: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?
Bota

Analiza e DW: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

by mirseda
09:54 | 10/06/2025
0

Ulrike Malmendier, anëtare e ekipit të ekonomistëve që këshillojnë qeverinë gjermane, paralajmëron se mungesa e punëtorëvetë kualifikuar...

Mbyllet gara për BKH me 6 kandidatura

Mbyllet gara për BKH me 6 kandidatura

09:11 | 10/06/2025
“Samiti i Europës në Tiranë sukses i jashtëzakonshëm”, Rama: Gati për Samitin e NATO

“Samiti i Europës në Tiranë sukses i jashtëzakonshëm”, Rama: Gati për Samitin e NATO

09:02 | 10/06/2025
“Rusia nuk mposht dot Ukrainën, s’mund të sulmojë NATO-n”, Orban

“Rusia nuk mposht dot Ukrainën, s’mund të sulmojë NATO-n”, Orban

08:21 | 10/06/2025
Parashikimi i motit për sot, 10 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 10 qershor 2025

08:12 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com