Një bilanc tragjik kanë lënë pas zjarret e fuqishme që kanë rënë në Kaliforni. Deri më tani autoritetet bëjnë të ditur se 44 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e flakëve dhe tymit. Ndërsa 200 persona rezultojnë të zhdukur nga katastrofa natyrore që ka mbërthyer shtetin.
Në këtë video dramatike shikohet një helikopter që lëshon ujë në jug të shtetit ku dy zjarre të reja kanë shpërthyer sot. Ndërsa zjarri në kampin në Kaliforninë veriore kanë marrë 42 jetë. Sakaq, zjarri në Woolsey pranë LA ka marrë dy jetë njerëzish dhe ka shkatërruar dhjetëra shtëpi duke përfshirë edhe vilat e personave të famshëm.
Por në videon e postuar nga Daily Mail, shikohen automjetet që lëviznin në brendësinë e autostradës për të shmangur nxehtësinë dhe tymin. Ndërsa një helikopter po punon në përpjekje për të shuar flakët.