Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalaja: Harmonia fetare, kura më efektive ndaj terrorizmit

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalaja: Harmonia fetare, kura më efektive ndaj terrorizmit

Imami i njohur i xhamisë “Dine Hoxha”, në Tiranë, Ahmed Kalaja, pas njoftimit që bëri ambasada amerikane për sulme të mundshme terroriste, dha një mesazh të fortë uniteti mes myslimanëve dhe të krishterëve, përmes deklaratës së tij se myslimanët do të mbronin kishat me trupat e tyre, në rast të ndonjë sulmi terrorist ditën e festës së Pashkëve.

Duke iu referuar keqpërdorimit që i bëhet islamit, nga grupe të caktuara ekstremiste, Kalaja thekson se harmonia fetare është kura më e mirë ndaj terrorizmit.

Në një intervistë për Tirana Today, Kalaja shpjegon se pavarësisht përpjekjeve që mund të bëhen në drejtim të destabilizimit të kësaj harmonie, komunitetet fetare dhe besimtarët e tyre duhet të japin kontributin respektiv, për të ruajtur këtë ngrehinë të brishtë, të tolerancës fetare.     

Imam Kalaja, pas lajmërimit që bëri ambasada amerikane për sulme të mundshme terroriste, përgjatë festës së Pashkëve, ju u shprehët se myslimanët do t’i mbrojnë kishat me trupat tuaja. Një qëndrim që tregon tolerancën dhe mbështetjen kundrejt besimeve të tjera. Sa e gjeni ju këtë gatishmëri në ditët e sotme, midis besimtarëve të feve të ndryshme në Shqipëri?

Nëse do themi se besimtarët e feve të ndryshme kanë ndërtuar nga hiçi objektet e kultit të fesë tjetër, pse s’mund të themi edhe se ata do t’i mbrojnë ato, dhe këtu aludoj për Malbardhën emblematike të kësaj harmonie, ku myslimanë e të krishterë, së bashku, dhanë kontributin e tyre për ngritjen e një kishe.  

Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë se harmonia fetare është pikërisht, kura më efektive ndaj terrorizmit, pasi terrorizmi ia nis nga feja tjetër. Prandaj, mendoj se shqiptari nuk është terrorist, sepse ka diversitet dhe tolerancë fetare, terroristi s’ka fe, as islam, përveç fesë së krijuar prej tij. Besoj se harmonia ndërfetare në Shqipëri është jo vetëm vlerë, por edhe një model i rrallë për ne. Shqipëria është vendi që nuk ka njohur asnjëherë konflikte fetare, përveç ndonjë rasti sporadik të izoluar. Kleri i të gjithë komuniteteve ka ditur ta ushqejë këtë vlerë, dhe detyra jonë si klerikë fetarë është t’i promovojë këto figura, për t’i rikthyer në qendër të vëmendjes për besimtarët.

Apeloj, duke përfituar nga rasti, politikën, mediat, për të pasqyruar vlerën e këtyre figurave fetaro-patriotike. Xhamia jonë vazhdimisht ka  zhvilluar aktivitete në raport me gjurmët e lëna prej tyre rreth kësaj vlere mbarëkombëtare, që i atribuohet të gjithëve, veçanërisht shumicës. Edhe studimet e Vehbi Dibrës, Ali Korçës, Ibrahim Dalliut do të kenë kontribut të jashtëzakonshëm. Patrioti dhe kleriku i madh, Kryemyftiu i parë i shqiptarëve, si dhe kryeparlamentari i parë në Kongresin e parë dhe të vetëm të myslimanëve, mbajtur më 1923, në fjalimin e tij thekson: “Myslimanë e katolikë e ortodoksë në pikëpamje të kombësisë kemi një lidhje vëllazërie të plotë, të patundshme”.

Ilo Mitko Qafzezi, i cili kishte bërë përpjekjen e parë të përkthimit komplet të Kuranit në gjuhën shqipe, në shekullin e XVIII-të, që në fillim të fashikullës së tij të parë thotë: “E mora këtë hap për të përkthyer Kuranin në gjuhën shqipe, për të parë se cila është ajo cipë e hollë, që i ndan shqiptarët katolikë dhe ata muhamedan”.

Një ish-kryeministër malazez, në një ndër veprat e tij theksonte: “Është diçka e çuditshme, kur sheh sa mirë shkojnë me njëri-tjetrin. Në një shtëpi, në të njëjtën familje dhe në të njëjtin fshat, dy fe dhe asnjëherë nuk e harrojnë njëri-tjetrin, po ashtu kanë shumë kujdes që të respektojnë besimin e shoqi-shoqit. Për shembull, Marashi që bën kryq do të thotë: Ti axha Hasan dhe ti axha Ali, sot që është ditë e premte hala nuk keni marrë avdes! – Estakfurullah – përgjigjen pleqtë – nuk e kemi ditë se sot është e xhuma (premte)…”.  Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!”, thoshte Gjergj Fishta.

Ndaj, trashëgimia jonë është sfida e të gjithëve së bashku, për ta ruajtur të pastër këtë vlerë hyjnore të tolerancës, dhe synimi i ynë i përbashkët janë arritjet e vendit tonë, të cilin Zoti na e ka falur aq të bukur dhe të begatë; këtë teologët e imamët e kanë kuptuar më së miri, por edhe besimtarët.

Ndërkohë që u dha një lajmërim për akte terroriste të mundshme, ndodhi që ditën e Pashkëve u përdhos një xhami në Kosovë. Cili është komenti juaj për këtë ngjarje?

Komentin tim unë e kam bërë publik, si më poshtë: Myslimanët kosovarë nuk bien dhe kurrë nuk do te bien pre e provokimeve të tilla, me qëllime të errëta destabiluzuese ose të njerëzve të sëmurë mendorë. Ne do ta kemi konstant respektin dhe maturinë; të “tillët” le te mbartin mbi vete turpin dhe pabesinë, sepse ata nuk përfaqësojnë qytetarët kosovarë, as interesat mbarëkombëtare të shtetit më të ri në rajon.

A mendoni se ka agjenda të grupeve të caktuara për të prishur harmoninë fetare në Shqipëri dhe cilat janë ato?

Nuk e di në ka apo jo, pasi janë organet relevante që merren me këtë çështje, por një gjë e di me siguri se çdo agjendë e huaj, po t’ia niste për t’i vënë fitilin këtij vendi, do t’ia niste pikërisht nga toleranca fetare, nisur nga sensitiviteti që ka kjo çështje. Pata fiksuar diku një shprehje që nuk më vjen ndërmend autori: “Toleranca fetare tek ne është një ngrehinë e brishtë, mjafton lëkundja parë e vogël për ta luhatur atë’’.

Sa e rrezikuar është trashëgimia e tolerancës fetare midis shqiptarëve?

Gjithmonë ka qenë e rrezikuar, por tanimë ky kërcënim është fakt dhe i mirorganizuar, ka ekonominë, median e tij dhe bën propagandë kudo, në YouTube, Facebook etj. Pra, sot në botë, grupimet ekstremiste funksionojnë më së miri. Ka rrezik, mirëpo kësaj i shtohet situata gjeopolitike si edhe rajonale, pozicioni strategjik që ka Shqipëria për të gjithë aleatët apo përballjet, zënkat  e “atllarëve”, siç e thotë populli ynë. Kështu që duke vënë në lëvizje njerëz me prirje të tilla mund të arsyetohen gjëra të mëdha, që mund të përfundojnë nëpër influenca interesash të “makrove”,  në të cilat biem viktimë ne “mikrot”.

Cili mendoni se duhet të jetë reagimi konkret midis komuniteteve fetare, nëse kemi të bëjmë me agjenda të caktuara për të prishur harmoninë fetare në vend?

Asgjë më shumë sesa të ndjekin mesazhet e fesë, të cilat nxisin për ruajtjen e çdo gjëje të fesë së tjetrit. Në fenë islame ka me dhjetëra të tilla, të profetit Muhammed a.s., i cili i porosiste ekspeditat e tij, që të mos shembnin sinagoga e as kisha, mos të vrisnin murgj, priftërinj dhe rabinë, mos të vrisnin gra, fëmijë, pleq etj. Me pak fjalë asgjë që ka lidhje me fenë, të imagjinosh që këto porosi profetike kanë ardhur në situata lufte. Po kur jemi në harmoni dhe paqe të plotë, sa rigorozisht duhen respektuar këto?! Sa e sa ajete Kuranore edhe Hadithe (fjalë profetike) ekzistojnë, që derdhin ujë pikërisht në lumin e paqes, harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare.

Po ashtu, mbi këtë traditë ecën edhe Kalifati, dinastitë dhe perandoritë e mëvonshme. Si për shembull, kur flasim për Andaluzinë e shek. VII-XIV, apo për Perandorinë Osmane dhe theksojmë se një ndër vlerat e tyre më të afirmuara ishte toleranca fetare, ne harrojmë se kjo praktikë e ka zanafillën në kushtetutën e Medinës, më 622 pas erës sonë, në të cilën Muhamedi a.s. vendosi themelet e pluralizmit religjioz në përbërjen e shtetit të tij. Madje vuri standardin më të lartë demokratik, që as shoqëritë e sotme moderne nuk e gëzojnë. Kjo e drejtë i jepte grupimeve të tjera fetare Ehlul Kitab (hebrenj dhe të krishterë) që të gjykonin me librat (kushtetutën) e tyre (Tora dhe Bibla), brenda shtetit islam të Muhammedit. Ja pra, nga buron toleranca fetare e shtetit të parë islam në Evropë, Andaluzisë (Ishujt Iberik, Portugalia, Spanja dhe disa pjesë jugore të Francës). Po ashtu, edhe Perandoria Osmane, prej nga e kemi trashëguar edhe ne këtë traditë tolerante, mbi këto vlera universale profetike u bazua.

A ka aktualisht një komunikim midis komuniteteve fetare për të denoncuar dhe paralajmëruar grupe me agjenda të tilla, që cenojnë harmoninë midis besimeve fetare?

Në kontekstin e përgjithshëm, padyshim që ka pasur: siç është nënshkrimi i një memorandumi për paqe si dhe bashkëpunim ndërfetar mes katër komuniteteve mysliman, katolik, ortodoks, dhe bektashian. Apo, të dënimit të shfaqjeve të ekstremizmit me ngjyrime, simbolika fetare apo radikalizmit të dhunshëm, dhe kjo nga të gjitha komunitetet.

Pa përjashtuar edhe dënimin e çdo rasti, kur ka pasur situata konkrete, duke filluar me 11 shtatorin e duke mbaruar me sulmet në Francë. Dhe besoj se do të ketë në vazhdimësi, kundër grupimeve ekstremiste që janë me të vërtetë një rrezik për të minuar paqen sigurinë dhe qetësinë, këtu te ne apo kudo në botë. Dhe për të gjitha këto qëndrime duhet falënderuar bashkëjetesa jonë fetare.

Intervistoi: Bardhi Quku, kryeredaktor i Tirana Today

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Librazhd, sekuestrohen 20 kg lëndë narkotike, prangosen 3 persona

Librazhd, sekuestrohen 20 kg lëndë narkotike, prangosen 3 persona

Fëmija sirian, edhe pse e fashuar nga plagët, përsëri buzëqesh para kamerës

Fëmija sirian, edhe pse e fashuar nga plagët, përsëri buzëqesh para kamerës

Kokëdhima: Kurrë ndonjëherë nuk ka qenë në këtë derexhe PS-ja

Kokëdhima: Kurrë ndonjëherë nuk ka qenë në këtë derexhe PS-ja

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com