Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit të kaluar, do të jetë kandidat për deputet në Qarkun Tiranë, në listën e hapur të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”,në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ky ishte vendimi i Metës, i cili u miratua sonte edhe nga Kryesia e Partisë së Lirisë.
Më 3 mars, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Meta duhet të jetë në pjesën e mbyllur të listës së koalicionit, për shkak të pamundësisë së tij për të bërë fushatë nga qelia.