Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Ikja e shqiptarëve jashtë vendit, sjell ulje të rritjes ekonomike dhe të konsumit

9 vjet ago
in Ekonomi
Ikja e shqiptarëve jashtë vendit, sjell ulje të rritjes ekonomike dhe të konsumit

Që pas vitit 2011, kur u hoqën vizat për të udhëtuar në vendet e Schengen, shqiptarët ikin dhe “harrojnë” të kthehen, duke arritur rekordin e moskthimit në 2015-n. Nga të dhënat e daljeve të shtetasve shqiptarë dhe hyrjeve të tyre, rezulton se në vitin 2011, daljet e shqiptarëve jashtë vendit arritën në rreth 4.1 milionë, me një rritje prej 20% në raport me vitin e mëparshëm. Heqja e vizave me vendet e Schengen-it ishte arsyeja kryesore që nxiti shtetasit shqiptarë të vizitonin të afërmit emigrantë apo dhe të lëviznin për pushime. Por, ndonëse lëvizja pa viza parashikon që shtetasit shqiptarë mund të rrinë deri në 90 ditë, nga viti 2011 ka një rritje të dukshme të diferencës mes shtetasve që dalin dhe atyre që kthehen. Në vitin 2011, kjo diferencë u rrit në 370 mijë, nga 280 mijë që kishte qenë në vitin e mëparshëm, duke treguar për një tendencë të shtetasve për të qëndruar edhe më gjatë se afati 90 ditor.

Ndërsa në vitet e mëpasshme u shënua një rënie e kësaj diference (daljeve dhe hyrjeve), në 2015-n, ky indikator u rrit ndjeshëm. Nga 4.5 milionë që ishin daljet, kthimet ishin rreth 4 milionë, me një diferencë rekord prej 405 mijë personash. Viti 2015 përkon me periudhën kur u shënua një valë e re emigracioni në vend. Kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të Eurostat, arritën në 67 mijë në vitin 2015, nga 12.2 mijë që kishte qenë vitin e mëparshëm, duke qenë shteti i dytë, pas Sirisë, për numrin e lartë të azilkërkuesve. Këtu janë të përfshirë vetëm individët që janë regjistruar si azilkërkues në vendet e BE-së, ndërsa numri total i të larguarve (jo vetëm në BE, por edhe në SHBA) është vështirë të matet, por gjithsesi ai është më i lartë se 67 mijë. Gjermania është shteti më i preferuar për të kërkuar azil.

Në vitin 2016, kërkesat për azil ranë, si rrjedhojë e normës së lartë të refuzimeve, teksa Shqipëria u rendit në listën e vendeve të sigurta dhe iu dha prioritet emigrantëve që iknin nga vende konfliktuale dhe në luftë (si p.sh. Siria, Afganistani etj.). Sipas të dhënave të EUROSTAT, 28 mijë e 925 shqiptarë kërkuan azil për herë të parë në BE në vitin 2016.

Edhe të dhënat e INSTAT-it konfirmojnë se ka një ngushtim të diferencës mes daljeve dhe hyrjeve të shtetasve shqiptarë në 2016-ën.

Rritja e numrit të të ikurve, vitet e fundit, pritet të japë ndikim të ndjeshëm në ekonomi, duke u bërë jo vetëm një element për uljen e potencialit të rritjes ekonomike të vendit dhe konsumit, por edhe një mungesë direkte në ofertën e krahut të punës në Shqipëri.

Rruga kryesore nga dalin shqiptarët është përmes tokës, me 78% të udhëtarëve, në 2015-n, të ndjekur nga ajri me 13% dhe deti me 9%. /Monitor

TË LIDHURA

Vaji i lulediellit rritet rreth 8%, çmimi mund të shkoje deri në 190 lekë litri
Ekonomi

Vaji i lulediellit rritet rreth 8%, çmimi mund të shkoje deri në 190 lekë litri

17:30 | 28/03/2026
Rënia e çmimit zgjati vetëm 1 ditë/ Bordi i Transparencës e rrit sërish koston e naftës
Aktualitet

Rënia e çmimit zgjati vetëm 1 ditë/ Bordi i Transparencës e rrit sërish koston e naftës

10:30 | 28/03/2026
Ibrahimaj: Do monitorohen edhe çmimet e shportës, masa deri në stabilizim
Aktualitet

Ibrahimaj: Do monitorohen edhe çmimet e shportës, masa deri në stabilizim

11:49 | 27/03/2026
Next Post
Basha takim urgjent me aleatët, rikonfirmon kërkesën për krijimin e një qeverie teknike

Basha takim urgjent me aleatët, rikonfirmon kërkesën për krijimin e një qeverie teknike

Risitë e Ligës së Kampionëve për 2018-ën

Risitë e Ligës së Kampionëve për 2018-ën

Lajmi i Fundit / Vlorë, sekuestrohet në Karaburun mbi 1 ton lëndë narkotike

Lajmi i Fundit / Vlorë, sekuestrohet në Karaburun mbi 1 ton lëndë narkotike







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com