Zlatan Ibrahimoviç ka postuar në profilin e tij në Instagram, pas një dëmtimi të rëndë në gjurin e tij të djathtë, në ndeshjen e së enjtes kundër Anderlecht në “Old Trafford”:
“Para së gjithash, ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj”.
Sulmuesi suedez ka pësuar këputje të ligamenteve në gjurin e tij të djathtë, ai do të jetë jashtë fushave për nëntë muaj.
“Unë do ta kapërcej këtë moment si gjithë të tjerët dhe do të kthehem më i fortë”, shprehet Ibra.
Ibrahimoviç do të kthehet në fushën e blertë në fillim të vitit 2018, dhe shihet si e vështirë marrja e një rinovimi kontrate nga “Djajtë e Kuq”.
Manchester United, para se Ibrahimoviç të dëmtohej, i ofroi një rinovim kontrate me 20 milionë euro në sezon. Tani akoma nuk dihet qëndrimi që do të mbajnë britanikët.