Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“I treti person në Shqipëri që u shpall non grata”, VOA pas urdhër-arrestit të Vangjush Dakos: Rama s’mori asnjë hap publik për t’u distancuar prej tij

2 vjet ago
in Politikë
“I treti person në Shqipëri që u shpall non grata”, VOA pas urdhër-arrestit të Vangjush Dakos: Rama s’mori asnjë hap publik për t’u distancuar prej tij

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mësohet se ka lëshuar urdhër arresti ndaj ish kryebashkiakut socialist të Durrësit Vangjush Dako. Mësohet se përveç tij, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin dhe të 4 ish zyrtarëve të Drejtorisë së urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, përfshirë ish Drejtorin Adhurim Qehajaj, si dhe pronarin e një kompanie ndërtimi, Fiqiri Farku dhe inxhinieren e kompanisë. Arrest në shtëpi, është kërkuar për tre ish punonjëse të Bashkisë së Durrësit.

Dyshimet lidhen me një leje ndërtimi të dhënë në kohën kur zoti Dako drejtonte Bashkinë, për një pallat i cili është dëmtuar më pas nga tërmeti i vitit 2019 e po ashtu dhe për parregullsi për një tender. Nga Prokuroria e Posaçme ende nuk ka të dhëna për hetimin që ajo ka zhvilluar dhe përgjegjësitë konkrete të personave për të cilët janë lëshuar urdhërat e arrestit.

Zoti Dako është një emër i njohur dhe një nga figurat që ka shërbyer në nivelet e larta të Partisë socialiste, duke qenë dhe anëtar i kryesisë së saj. Në vitin 2019 ai u bë personi i tretë nga Shqipëria ndaj të cilit Departamenti amerikan i Shtetit vendosi ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara, për të dhe familjen e tij pasi u konsiderua se ishte i përfshirë në korrupsion madhor. Pavarësisht kësaj, kryeministri Edi Rama nuk ndërmori asnjë hap publik për t’u distancuar prej tij. Pak muaj pas vendimit të Departamentit të Shtetit, në emisionin Opinion në TV Klan ai deklaroi se Dako do të mbetej përherë miku i tij. “Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Nuk e përcakton Departamenti i Shtetit kë kam mik. E përcakton morali dhe bindja ime. Edhe në burg të shkojë nesër do jetë miku im. Por me Vangjush Dakon nuk kam bërë kurrë, as më ka kërkuar as nuk i kam kërkuar, as nuk kemi bashkëpunuar as kemi kërkuar bashkëpunim të të tjerëve, asnjë shkelje të ligjeve të Republikës së Shqipërisë”, deklaroi në atë kohë kryeministri Rama.

Emri i zotit Dako u shfaq dhe në disa përgjime të realizuara nga Prokuroria lidhur me zgjedhjet parlamentare të viti 2017, ku anëtarët e një grupi kriminal, të vëllezërve Avduli u përfshinë në blerje votash në favor të Partisë socialiste. Përgjimet treguan një marrëdhënie të shtrirë në kohë mes tyre dhe zotit Dako, i cili drejtoi Bashkinë e Durrësit nga viti 2007 deri në vitin 2019./VOA

TË LIDHURA

“Institucioneve do t’u zgjerojmë ‘trurin’ nëpërmjet AI”, Rama
Politikë

“Institucioneve do t’u zgjerojmë ‘trurin’ nëpërmjet AI”, Rama

12:46 | 14/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur
Politikë

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së
Politikë

Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së

20:39 | 13/10/2025
Next Post
“I kam duart akulllore, s’më përballon dot njeri, jam supermen”, si mbrohej Vangush Dako kur akuzohej për korrupsion në krye të bashkisë së Durrësit

“I kam duart akulllore, s’më përballon dot njeri, jam supermen”, si mbrohej Vangush Dako kur akuzohej për korrupsion në krye të bashkisë së Durrësit

“Ndante si plaçkë tokat në bregdet e shpërblente me ofiqe grupet kriminale”, Salianji e zbulon: Arrestimi i Dakos u kërkua që të premten! Iu la kohë

“Ndante si plaçkë tokat në bregdet e shpërblente me ofiqe grupet kriminale”, Salianji e zbulon: Arrestimi i Dakos u kërkua që të premten! Iu la kohë

Përfshihet nga flakët ish-godina e Hipotekës në Durrës, dalin detajet e para

Përfshihet nga flakët ish-godina e Hipotekës në Durrës, dalin detajet e para







JU REKOMANDOJMË

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Zbardhet mekanizmi i vrasjes së gjyqtarit, në makinën e autorit u gjetën fishekë
Aktualitet

Zbardhet mekanizmi i vrasjes së gjyqtarit, në makinën e autorit u gjetën fishekë

by mirseda
16:13 | 14/10/2025
0

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur të plotë mekanizmin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ndodhur në sallën...

Do të raportojë në Komisionin e Ligjeve/ Kreu i SPAK, Altin Dumani mbërrin në Kryesinë e Kuvendit

Do të raportojë në Komisionin e Ligjeve/ Kreu i SPAK, Altin Dumani mbërrin në Kryesinë e Kuvendit

16:10 | 14/10/2025
Të armatosur në lokal dhe kundërshtuan policinë, a po përgatitej atentat?

Të armatosur në lokal dhe kundërshtuan policinë, a po përgatitej atentat?

15:00 | 14/10/2025
Pogradec/ Qëlluan me armë drejt banesës, arrestohen dy 16-vjeçarët

Pogradec/ Qëlluan me armë drejt banesës, arrestohen dy 16-vjeçarët

14:53 | 14/10/2025
Punime në aksin Vorë-Ura e Dajlanit/ Bllokohet përkohësisht qarkullimi drejt Durrësit

Kaosi me trafikun, ndërpriten punimet për aksin Vorë-Ura e Dajlanit!

14:49 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com