Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

I shtrirë përmbys, dalin pamjet e ekzekutimit të shqiptarit nga policia serbe (FOTO)

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
I shtrirë përmbys, dalin pamjet e ekzekutimit të shqiptarit nga policia serbe (FOTO)

Zv.kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç, ka njoftuar se është ekzekutuar shqiptari Faton Hajrizi, i akuzuar për vrasjen e një polici serb, mëngjesin e ditës së djeshme.

Hajrizi ishte dënuar më herët për vrasjen e një ushtari rus, u arratis një ditë më parë nga burgu, ku edhe vrau policin serb.

Mediat serbe, raportojnë se Hajrizi është vrarë në afërsi të Loznicës.

Daçiç më herët gjatë së premtes tha se autoritetet ishin në kërkim të Faton Hajrizit, i dyshuar për vrasjen e policit dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Ministria e Brendshme e Serbisë, po ashtu, publikoi fotografinë e Hajrizit dhe u bëri thirrje qytetarëve për bashkëpunim.

Autoritetet kryen kontrollet në dy anët e lumit Drina, që gjendet në kufi me Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinës, pasi dyshonin se personi që kreu vrasjen mund të ishte nisur në atë drejtim, raportoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS) më 19 korrik.

Sipas ndihmësdrejtorit të policisë Dragan Vasileviq, helikopterët dhe dronët u përfshin në kërkim.

Sulmi ka ndodhur në orët e para të së enjtes, kur policia ndaloi makinën në të cilën ndodhej i dyshuari, për një kontroll rutinor.

Hajrizi sulmoi me armë zjarri zyrtarët policorë, dhe më pas u largua.

Autoritetet serbe e kanë konsideruar sulmin si terrorist.

“Zyra e Prokurorisë për Krimin e Organizuar do ta konsiderojë rastin si një akt terrorist, sepse është një sulm ndaj zyrtarëve”, ka thënë të enjten ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq.

Policia ka bërë të ditur se në vendngjarje, është gjetur një pasaportë e lëshuar në Kosovë në emër të Artan Hajrizit (1991) dhe një letërnjoftim i tij gjerman.

Një ditë më parë, Daçiq ka thënë se po verifikohet nëse personi të cilit i janë gjetur dokumentet është vëllai i Artan Hajrizit, Faton Hajrizi, i arratisur nga burgu në Kosovë, ditë më parë.

Artan Hajrizi, ka thënë të enjten për mediat në Kosovë se ndodhet në Gjermani dhe se vëllai i tij, Fatoni, ia ka vjedhur pasaportën.

Ndihmësdrejtori i policisë serbe, Dragan Vasileviq, ka thënë për RTS-në se policia gjermane është kontaktuar përmes Interpolit dhe se identiteti i të dyshuarit ende nuk është “konfirmuar saktë”.

Ai ka thënë se autoritetet e sigurisë në Serbi po bashkëpunojnë “shumë mirë me ato të Republikës Sërpska në Bosnje -Hercegovinë, me ato të Kroacisë dhe me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë.

TË LIDHURA

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:36 | 09/02/2026
Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës
Aktualitet

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit
Aktualitet

Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

20:35 | 09/02/2026
Next Post
7-vjeçarja shqiptare humb jetën tragjikisht në liqen, babai kërkon drejtësi

7-vjeçarja shqiptare humb jetën tragjikisht në liqen, babai kërkon drejtësi

Gjendet pajetë në qeli një i burgosur, zbardhen detajet paraprake, ja çfarë dyshohet

Gjendet pajetë në qeli një i burgosur, zbardhen detajet paraprake, ja çfarë dyshohet

Noizy flet për vajzën: Dua të bëhem shembullor edhe si baba, ashtu siç jam në muzikë

Noizy flet për vajzën: Dua të bëhem shembullor edhe si baba, ashtu siç jam në muzikë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com