Një ngjajre e rëndë është shënuar në Bulqizë gjatë orëve të vona të mbrëmjes, ku mbeti i vrarë një 26-vjeçar.
26-vjeçari që humbi jetën është Dritan Manjani. Tragjedia për familjen Manjani duket se nuk mbaron këtu pasi veç dhimbjes që ju ka plagosur zemrën me humbjen e djalit, ata nuk mund të tërheqin as trupin e të birit nga morgu pasi nuk është bërë ende autopsia.
Shkak që familja nuk ka arritur të tërheqë ende trupin e djalit ëhstë bërë mungesa e mjekut ligjor për të kryer autopsinë, shkruan “News24”.
Një doktor nga Tirana është nisur për në Bulqizë që do kryejë autopsinë dhe më pas do i dorëzojë trupin e pajetë familjes.
Kujtojmë që 30-vjeçari Dorian Dema, qëlloi me kaçavidë për vdekje 26-vjeçarin Dritan Manjani. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës. Konflikti mes këtyre dy shtetasve agravoi deri në përdorimin e armëve të ftohta (kaçavidë) dhe për pasojë 26-vjeçari humbi jetën.