Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka folur me tone të ashpra referuar mungesës së transparencës dhe dhënies së informacionit nga ana e Tatimeve.
Ai u shpreh se ka kaluar më shumë se 2 muaj nga një kërkesë për informacion, ndërsa ende nuk ka marrë përgjigje.
“Kam kërkuar marrje informacioni. Ka institucione që nuk përgjigjen, ose i pyet për vezë e të përgjigjen për bomba. Që në 20 nëntor kam kërkuar informacion dhe nuk përgjigjen se nuk i pëlqen pyetja, punë e madhe që si pëlqen, të kthejnë përgjigje”, tha ai.
Erion Braçe: Kam paraqitur një proces për pyetje-përgjigje për ministren e Shëndetësisë. Ka të bëjë me mosfunksionimin e një qendre shëndetësore në zonën 5. Jemi në pikën e periudhës së gripit; mijëra njerëz në atë njësi dhe zonë nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale për shëndetin e tyre. Kërkesën e kam paraqitur më 19 janar, sot jemi më 3 shkurt. Rregullorja ka 5 nene për disa lloje pyetjesh dhe nuk e gjen dot se kur e merr përgjigjen.
Ata njerëz atje prej 4 muajsh janë në nevojë; mendoja që duhet të ishte shqetësim i ministres për të kthyer përgjigje për këtë gjë sa më parë të jetë e mundur. Po ua them, çdo mënyrë tjetër e marrjes së përgjigjes është ezauruar. Po hyjmë në muajin e pestë me shërbim të kufizuar për ata njerëz. E dyta i referohet procesit të kërkesës për marrje informacioni. Ka institucione që i pyet për vezë, të kthejnë për bomba. Refuzojnë përgjigje sepse nuk u pëlqen ajo që them unë, punë e madhe.
Nënkryetarja e Kuvendit: Kërkesa juaj është planifikuar në seancën pasardhëse. Kështu është planifikuar në bazë të kërkesës suaj.











