Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

I akuzuar për vjedhje votash, analiza e REL: Apeli në Shqipëri mban në fuqi dënimin me dy vjet burgim për Belerin

1 vit ago
in Politikë
I akuzuar për vjedhje votash, analiza e REL: Apeli në Shqipëri mban në fuqi dënimin me dy vjet burgim për Belerin

Gjykata e Posaçme e Apelit në Shqipëri vendosi të martën ta mbajë në fuqi dënimin e Alfred Belerit, kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, me dy vjet burgim për vjedhje votash, duke e rrëzuar ankesën e tij.

Në mars, Gjykata e Posaçme e dënoi Belerin me dy vjet burgim për akuzën e vjedhjes së votave në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Beleri dhe avokatët e tij mbrojtës i kanë cilësuar akuzat si politike dhe të pabazuara, por Apeli vendosi ta mbajë në fuqi aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë për dënimin e tij me dy vjet burgim.

Seancën e së martës e ndoqi nga salla e gjyqit edhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi. Ajo tha për media pas seancës se “bashkia e Himarës ende drejtohet nga persona që nuk janë zgjedhur nga votuesit”.

Apeli e shqyrtoi kah mesi i qershorit ankesën e Belerit, por e shtyu marrjen e vendimit për 25 qershor. Beleri fitoi ulëse në Parlamentin Evropian si përfaqësues i partisë udhëheqëse në Greqi, Demokracia e Re, në zgjedhjet e qershorit.

Zgjedhja e Belerit si deputet i Parlamentit Evropian shkaktoi polemika – si për legjitimitetin e tij, ashtu edhe për ndikimin e rastit të tij në integrimin evropian të Shqipërisë. Juristë dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se rasti i tij ngre shqetësime kushtetuese dhe ligjore.

Sipas tyre, ai mund të ndikojë edhe në përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe në marrëdhëniet e saj me Greqinë. Beleri, me shtetësi shqiptare dhe greke, ishte kandidat i opozitës për kryetar të Bashkisë së Himarës – qytet i banuar edhe me popullsi greke në jug të Shqipërisë – në zgjedhjet e majit të vitit 2023.

Ai u arrestua pak ditë para zgjedhjeve nën dyshimet për blerje votash. Pavarësisht se ishte në paraburgim atëkohë, Beleri i fitoi zgjedhjet, por nuk u betua asnjëherë. Në mars të këtij viti u dënua me dy vjet burgim. Rasti nxiti kritika të mëdha në Athinë, ku Ministria e Jashtme tha se “dënimi dyvjeçar është padyshim joproporcional me masën e veprës së supozuar”.

Partia e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, e emëroi pastaj kandidat për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor, ku ai u zgjodh.

TË LIDHURA

PD proteston para Kryeministrisë, kërkon largimin e Ramës dhe Ballukut
Politikë

PD proteston para Kryeministrisë, kërkon largimin e Ramës dhe Ballukut

18:48 | 24/11/2025
Foltore 2/ Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë
Politikë

Foltore 2/ Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë

18:26 | 24/11/2025
Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash, ja rrugët që bllokohen
Politikë

Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash, ja rrugët që bllokohen

13:39 | 24/11/2025
Next Post
Skandali te Onkologjiku, të mërkurën në orën 19:00 protestohet para Ministrisë së Shëndetësisë

Skandali te Onkologjiku, të mërkurën në orën 19:00 protestohet para Ministrisë së Shëndetësisë

Kryesia e PD miraton projekt-rezolutën, ja cili është prioriteti kryesor

Kryesia e PD miraton projekt-rezolutën, ja cili është prioriteti kryesor

Kombëtarja mbërrin në Rinas ,Trajneri Sylvinho falënderon tifozët: Mbështetja ishte e pabesueshme, ishim më shumë se gjermanët

Kombëtarja mbërrin në Rinas ,Trajneri Sylvinho falënderon tifozët: Mbështetja ishte e pabesueshme, ishim më shumë se gjermanët







JU REKOMANDOJMË

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

PD proteston para Kryeministrisë, kërkon largimin e Ramës dhe Ballukut
Politikë

PD proteston para Kryeministrisë, kërkon largimin e Ramës dhe Ballukut

by mirseda
18:48 | 24/11/2025
0

Ashtu siç ishte paralajmëruar, opozita po mban sot “Foltoren” e dytë para Kryeministrisë. Tubimi i lajmëruar nisi...

Foltore 2/ Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë

Foltore 2/ Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë

18:26 | 24/11/2025
Zelensky: Duhet të pranojmë planin 28-pikësh të SHBA-së ose përballemi me dimër të vështirë

Zelensky: Duhet të pranojmë planin 28-pikësh të SHBA-së ose përballemi me dimër të vështirë

18:08 | 24/11/2025
Rrëshqitje dheu në Bajram Curri–Fierzë, bllokohet qarkullimi

Rrëshqitje dheu në Bajram Curri–Fierzë, bllokohet qarkullimi

18:00 | 24/11/2025
Në prag të festave të nëntorit, shqiptarët veshin New Yorkun ’kuq e zi”

Në prag të festave të nëntorit, shqiptarët veshin New Yorkun ’kuq e zi”

17:43 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com