Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Hyjnë në fuqi sanksionet amerikane ndaj Iranit

7 vjet ago
in Bota, Rajoni
Hyjnë në fuqi sanksionet amerikane ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara rivendosën sanksionet ekonomike ndaj Iranit, të cilat fillimisht u imponuan që Teherani të kufizonte programin e tij bërthamor dhe më pas u hoqën në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare në vitin 2015.

Presidenti Donald Trump ka qenë një kritik i shpeshtë i marrëveshjes dhe i tërhoqi Shtetet e Bashkuara prej saj tre muaj më parë, duke rivendosur sanksionet, të cilat hynë në fuqi mbrëmë në mesnatë.

Në fillim të nëntorit pritet të hyjnë në fuqi sanksione të tjera amerikane që synojnë sektorin iranian të naftës dhe bankën e tij qendrore.

Në një koment në Twitter sot herët në mëngjes, Presidenti Trump shkruante se ri-vendosja e sanksioneve do të thotë: “Kushdo që bën biznes me Iranin NUK do të bëjë biznes me Shtetet e Bashkuara.”

“Unë po kërkoj Paqe në Botë, asgjë më pak!” shkruante ai. Sanksionet e ashpra ekonomike e rrisin presionin ndaj Republikës Islamike, pavarësisht deklaratave të aleatëve europianë, të cilët shprehnin keqardhje të thellë.

Presidenti Trump ka thënë se marrëveshja historike 2015-s ishte “e tmerrshme”, sepse i dha qeverisë iraniane fonde për të ushqyer konfliktet në Lindjen e Mesme.

Irani akuzoi Shtetet e Bashkuara për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore, e nënshkruar nga administrata Obama si dhe për krijimin e kaosit në ekonominë iraniane.

Në një deklaratë të bërë në prag të rivendosjes së sanksioneve, Presidenti Trump tha “Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të ndërmarrin hapa të tillë që e bëjnë të qartë se regjimi iranian përballet me një zgjedhje: ose të ndryshojë sjelljen kërcënuese, destabilizuese dhe të riintegrohet me ekonominë globale, ose të vazhdojë rrugën e izolimit ekonomik.”

Trump paralajmëroi se ata që nuk i shkëpusin lidhjet e tyre ekonomike me Iranin “rrezikojnë pasoja të rënda”.

Pavarësisht nga pretendimet e zotit Trump, marrëveshja “po funksionin dhe po e realizon qëllimin e saj” për kufizimin e programit bërthamor të Iranit, tha një deklaratë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini dhe ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ministrat thanë se marrëveshja për Iranin është “vendimtare për sigurinë e Evropës, rajonit dhe të gjithë botës”. Bashkimi Evropian shpalli një “statut bllokimi” të hënën për të mbrojtur bizneset evropiane nga ndikimi i sanksioneve.

Një zyrtar i lartë i administratës, duke informuar gazetarët në kushte anonimiteti, tha se Shtetet e Bashkuara nuk janë “veçanërisht të shqetësuara” nga përpjekjet e BE për të mbrojtur firmat evropiane nga sanksionet.

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha se Irani mund të mbështetet tek Kina dhe Rusia për të mbajtur në këmbë industritë e naftës dhe të sektorit bankar. Duke folur në një intervistë televizive, ai kërkoi gjithashtu kompensim për ‘ndërhyrjen’ amerikane ndaj Republikës Islamike për dekada të tëra

Muajt e pasigurisë kanë dëmtuar më tej ekonominë e Iranit. Monedha e vendit ka rënë mjaft, dhe kjo ka shkaktuar protesta anembanë vendit./VOA

Tags: amerikanëfuqihyjneIranitsanksionet

TË LIDHURA

Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës, SHBA duket serioze
Bota

Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës, SHBA duket serioze

12:37 | 15/12/2025
Brataj jep ALARMIN: Po qarkullon nënvarianti A i gripit, prek më shumë fëmijët
Bota

Brataj jep ALARMIN: Po qarkullon nënvarianti A i gripit, prek më shumë fëmijët

12:33 | 15/12/2025
Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë
Bota

Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë

09:33 | 15/12/2025
Next Post
Zërat për shkëmbim territoresh, vjen reagimi i fortë nga DASH

Zërat për shkëmbim territoresh, vjen reagimi i fortë nga DASH

“Viti 2018, bumi i propagandës mediatike iraniane në Shqipëri”

“Viti 2018, bumi i propagandës mediatike iraniane në Shqipëri”

Dua në Kosovë, pjesë e festivalit të organizuar nga i ati

Dua në Kosovë, pjesë e festivalit të organizuar nga i ati







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Ministri Andis Salla: Nga 50% në 100% mbështetja për fermerët brenda këtij viti buxhetor
Aktualitet

Ministri Andis Salla: Nga 50% në 100% mbështetja për fermerët brenda këtij viti buxhetor

by mirseda
12:46 | 15/12/2025
0

Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka deklaruar se paketa buxhetore prej 16.3 miliardë lekësh pwr bujqwsinw, synon...

Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës, SHBA duket serioze

Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës, SHBA duket serioze

12:37 | 15/12/2025
Brataj jep ALARMIN: Po qarkullon nënvarianti A i gripit, prek më shumë fëmijët

Brataj jep ALARMIN: Po qarkullon nënvarianti A i gripit, prek më shumë fëmijët

12:33 | 15/12/2025
Babai deputet, djali organizatonte trafikun e drogës në Turqi! Zbardhen bisedat e Rexhep Rrajës

Babai deputet, djali organizatonte trafikun e drogës në Turqi! Zbardhen bisedat e Rexhep Rrajës

12:15 | 15/12/2025
Plagosën tre të rinj afër shkollës, lirohen dy adolehentët në Shkodër

Plagosën tre të rinj afër shkollës, lirohen dy adolehentët në Shkodër

12:11 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com