Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Hungaria zbut qëndrimin ndaj Ukrainës, hapet rruga për negociatat e anëtarësimit në BE

6 ditë ago
in Bota

Hungaria duket se po shkon drejt heqjes dorë nga kundërshtimi i saj afatgjatë ndaj procesit të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, një zhvillim që mund t’i hapë rrugën nisjes së negociatave zyrtare për pranimin e Ukrainës dhe Moldavisë në bllok.

Sipas raportimeve të Politico, që citon katër diplomatë evropianë, Budapesti ka sinjalizuar se nuk do të bllokojë hapjen e raundit të parë të negociatave, i cili pritet të zhvillohet në kuadër të një konference ndërqeveritare në Luksemburg më 15 qershor.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së pritet të finalizojnë deri në fund të kësaj jave qëndrimin e tyre për hapjen e grupit të parë të kapitujve negociues me Ukrainën dhe Moldavinë. Ky hap do të ndërmerret pasi Kievi të paraqesë planet për reformat e brendshme dhe të adresojë çështjet që lidhen me të drejtat e pakicave, shkruan A2CNN.

Procesi i anëtarësimit në BE kërkon miratimin unanim të të 27 shteteve anëtare, çka do të thotë se çdo vend ka të drejtën e vetos në çdo fazë të negociatave. Ukraina dhe Moldavia kanë aplikuar njëkohësisht për anëtarësim në BE, ndaj ecuria e procesit të tyre është e lidhur ngushtë.

Budapesti kishte mbajtur më herët një qëndrim kritik ndaj aspiratave evropiane të Ukrainës, kryesisht për shkak të shqetësimeve mbi të drejtat e pakicës hungareze që jeton në territorin ukrainas. Megjithatë, pas një takimi të zhvilluar mes ekspertëve ukrainas dhe hungarezë, raportohet se palët kanë shënuar përparim në adresimin e mosmarrëveshjeve.

Një zyrtar hungarez, duke folur në kushte anonimiteti, deklaroi se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për nisjen e bisedimeve me Ukrainën. Ndërkohë, autoritetet ukrainase thonë se shumica e kërkesave të paraqitura nga Budapesti janë adresuar dhe se heqja e vetos nuk varet më nga miratimi i ligjeve të reja në Ukrainë.

TË LIDHURA

Bota

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026
Bota

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në SHBA, 9 të plagosur para Botërorit 2026

16:28 | 08/06/2026
Bota

Avionët francezë të NATO godasin dronin mbi territorin e Letonisë, qytetarët urdhërohen të strehohen

15:31 | 08/06/2026
Next Post

I morën paratë të miturit dhe e plagosën me thikë, arrestohen tre persona në Gjakovë

“Askush nuk e uroi”, Mërtiri: Ndërkombëtarët s’e pranojnë Berishën si drejtues të opozitës!

Socialistët e Tiranës festojnë 35 vjetorin e PS, Manastirliu: Mirënjohje themeluesve







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët grumbullohen në Sheshin Skënderbej

by mirseda
18:30 | 08/06/2026
0

Protesta në Tiranë ka bërë bashkë mijëra qytetarë, të cilët protestojnë prej 9 ditësh dhe kërkojnë dorëheqjen...

Rama pritet me protesta në Shkodër, qytetarët kundër projekteve në Rrjoll dhe Zvërnec

18:25 | 08/06/2026

Skema e pensioneve në krizë, 106 mln euro nga buxheti për të mbuluar deficitin në 2025

18:06 | 08/06/2026

Merkato e nxehtë në Shkodër, rindërtimi nis nga mbrojtja/ Tre lojtarë jashtë planeve të Vllaznisë

18:00 | 08/06/2026

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com