Gjendet pas disa orë kontrollesh nga Policia Kufitare, Delta Force dhe agjencia e ADZM, turisja austriake, e cila kishte humbur kontaktet që prej mbrëmjes se djeshme. Policia e Vlorës bëri me dije se 45-vjeçarja u gjet midis “Gjirit te Anglezit” dhe “Gjirit të Gramës”, në gadishullin e Karaburunit.
Turistja mësohet se gëzonte një gjendje të mirë shëndetësore, teksa është shoqëruar me gomonen e policisë drejt Vlorës, për kontrolle të mëtejshme dhe marrje në pyetje. Shtetasja austriake, humbi kontaktin me autoritetet dhe grupin e saj që nga pasditja e djeshme (3 Janar), ndërsa ndodhej në një guidë në gadishullin e Karaburunit.