Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë ku dy persona kanë humbur jetën pasi janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit në banesën e tyre.
Sipas policisë, viktimat janë pronari i banesës Altin Maksuti dhe i afërmi i tij Vladimir Bengu.
Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Marije Kraja’ ku për pasojë të dy personat ndërruan jetë. Policia po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.