Agjencia shtetërore e lajmeve TASS, njoftoi se një helikopter u rrëzua sot në mesditë pranë fshatit Naryshkino në rajonin Aryol të Rusisë, duke shtuar se nuk pati viktima midis popullsisë lokale.
“Në rajonin Oryol, një helikopter Mi-8 u rrëzua gjatë një fluturimi të planifikuar. Helikopteri u rrëzua në një zonë të pabanuar. Nuk ka dëme në tokë. Ekuipazhi humbi jetën. Shkaku paraprak i rrëzimit të avionit është një defekt teknik “, tha drejtoria e komunikimit të distriktit ushtarak Moash. Dëshmitarët okularë raportuan për shpërthime menjëherë pas rrëzimit.