Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Horoskopi javor ( 11 Qershor – 17 Qershor ) 2018

7 vjet ago
in Stil
Horoskopi javor ( 11 Qershor – 17 Qershor ) 2018

#Dashi

Yjet nuk duken shume te favorshëm këtë jave për jetën tuaj ne çift. Debati apo kundërshtia me e vogël do ju beje agresive dhe mund te thoni gjera vërtet shume te gabuara. Beqaret nuk duhet te kërkojnë gjera te pamundura sepse asgjë nuk do ndodhe sa hap e mbyll sytë. Mire është qe ata t’i dëgjojnë këshillat e miqve apo familjareve. Gjendja e financave do jete goxha me e mire se me pare. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do merrni masa për ta mbajtur situatën sa me te mire. Shëndeti mund te ketë disa shqetësime te vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Kujdes vetëm me higjienën. Ne pune do jeni energjike dhe luftarake prandaj do arrini çdo qellim. Me familjaret do kaloni me shume kohe.

#Demi

Ambienti ne jetën tuaj ne çift nuk do jete shume i ngrohte këtë jave. Do keni ndryshime te shpeshta humori dhe mundet te kapeni edhe pas gjerave me elementare me atë qe keni ne krah. Vetëm ne fundjave mund te ndryshoje paksa situata. Beqaret mund te kenë vetëm dashuri platonike këtë periudhe dhe asgjë reale e te prekshme. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë gjate gjithë kohës kështu qe mund te përfitoni për te bere investime edhe për te ardhmen. Shëndeti do jete i shkëlqyer nëse ndiqni një disipline ushqimore dhe nëse merreni me aktivitet fizik. Ne pune do jeni me vigjilente, nuk do ndërmerrni rreziqe pa qene te sigurte për te ardhmen dhe çdo gjë do ju ece për mrekulli. Urani do ju ndihmoje te keni edhe një jete familjare te mire

#Binjakët

Jeta juaj ne çift do jete me e qëndrueshme këtë jave. Do jeni me te qete te dyja palët dhe do bëni gjitha qe te ruani një marrëdhënie harmonike. Ju beqaret do jeni te mençur dhe do e dini ke te joshni dhe kur. Dita e mërkurë ose e enjte do jene shume te bukura. Mund t’iu behet edhe ndonjë propozim ne momentin me te papritur. Buxheti nuk do jete i keq, por duke shpenzuar pafundësisht dhe pa bere llogari situata mund te marre tatëpjetën shume shpejt. Për shëndet me te mire mos abuzoni me mishin e kuq, as me alkoolin e as me salcat pikante. Ne pune do keni performanca shume me te mira nga me pare dhe do ndiheni me mire. Jeta familjare ka për te qene rutine.

#Gaforrja

Për te dashuruarit kjo jave do jete me emocionuese dhe me e bukur. Do gjeni paqen shpirtërore dhe do e keni me te lehte t’i shprehni ndjenjat. Beqaret mire është te mos hedhin hapa pa u bindur plotësisht nga personat qe do takojnë. Sot ato mund te duken gabime te vogla, por nesër do zmadhohen tej mase. Me financat duhet te tregoheni me te kujdesshëm. Mos vazhdoni me te merrni hua sepse situata do ju ndërlikohet akoma me shume. Shëndeti deri ne mes te jave mund te ketë probleme te vogla si pasoje e çrregullimeve me tretjen dhe zorrët, ne fundjave do jete me i qete. Ne pune do hezitoni shpesh, por ditën e enjte një mik do ju nxite te leni besim te plote tek vetja. Do e dëgjoni atë dhe do dilni te fituar. Familja pa asnjë problem.

#Luani

Klima yjore nuk do jete shume e favorshme për te dashuruarit megjithatë edhe nëse do keni vështirësi mire është te mos e lëshoni veten asnjëherë. Me durim dhe këmbëngulje mund te kaloje gjithçka. Beqaret duhet te tregohen te matur dhe te mos fillojnë lidhje pa qene te bindur plotësisht. Me mire le te qëndrojnë edhe pak ne vetmi e te qete sesa te kenë probleme. Shpenzimet duhet t’i mbani gjithë kohës nen kujdes nëse nuk doni te mbeteni shpejt pa para neper xhepa. Gjendja shëndetësore nuk ka për te qene shume e mire. Do ndiheni pa fuqi here pas here dhe mund te vuani nga vapa. Ne pune do filloni nga mesi i javës një projekt sfidues e te vështirë, por qe do sjelle përfitime për te ardhmen. Me familjaret mund te keni edhe konflikte.

#Virgjëresha

Gjate kësaj jave, ju te dashuruarit, do keni me shume nevoje për qetësi. Largohuni nga te gjitha dhe shkoni diku pranë për te qëndruar vetëm për vetëm me atë qe keni ne zemër. Ju beqaret do keni pafundësisht dëshirë për te dale e për te realizuar njohje interesante. Beni vetëm pak kujdes nga ata qe do ju thonë fjale te mëdha menjëherë sepse nuk do jene shume te sinqerte. Shpenzimet kryejini pasi te keni bere njëherë një kontroll te të ardhurave qe keni sepse ashtu do shmangni problemet. Gjendja shëndetësore do ketë disa shqetësime te vogla, por asgjë alarmante. Ne pune bëjini gjerat dalëngadalë dhe keni për ta pare qe do arrini me lart. Familjen do e keni gjithë kohës mbështetje.

#Peshorja

Këtë javë do ngrini shumë pikëpyetje për jetën tuaj në çift dhe marrëdhënia me partnerin nuk do ecë më së miri. As ju dhe as ai qe keni ne krah nuk do jeni shume te hapur dhe kjo mund te sjelle goxha trazira. Ndryshoni sa pa qene vone. Beqaret do jene aventuriere dhe të gatshëm për te provuar çdo lloj emocioni. Ata nuk do e kenë me shume qejf krijimin e një lidhjeje serioze, prandaj do preferojnë dashuriçkat afatshkurtra. Sektori financiar nuk do ketë aspak probleme nëse tregoheni te moderuar me shpenzimet. Në punë do jeni shumë në fortë dhe nuk do ndaleni derisa të arrini majën e gjithckaje. Askush nuk do ju konkurroje dot. Me familjaret mos u tregoni shume agresive.

#Akrepi

Për pjesën me te madhe te çifteve kjo jave nuk do ketë aspak probleme. Partneri do i kuptoje prioritetet qe keni dhe do mundohet t’iu mbështesë përherë. Ne mes te jave mund t’iu bëhen edhe propozime interesante. Beqaret do realizojnë takimet me te bukura te jetës se tyre dhe fundjave mund t’i gjeje ne çift. Ne planin financiar keni për te pasur me shume fat. Peritoni nga rasti edhe për te hedhur para mënjanë për te ardhmen. Shëndeti nuk do jete perfekt, megjithatë mund te keni vetëm ndonjë shqetësim te vogël nga koka ose nga mesi. Ne pune do jeni pafundësisht luftarake, e madje për te arritur qëllimet mund te bëheni edhe agresive. Jeta familjare do jete harmonike.

#Shigjetari

Gjate kësaj jave do merrni disa vendime te rëndësishme qe do ua ndryshojnë gjithë rrjedhën e gjerave. Do jeni me te gatshëm për bashkëpunim dhe do sqaroni përfundimisht edhe disa pengje te se shkuarës. Për beqaret do jete Neptuni ai qe do sjelle fat me shumice. Shume nga ëndrrat do fillojnë te konkretizohen. Shpenzime do kryeni vetëm për ushqimin dhe gjerat e rëndësishme te shtëpisë prandaj ky sektor do mbetet i kënaqshëm. Shëndeti nuk do ketë asnjë lloj problemi. Do ndiheni ne forme te shkëlqyer edhe fale ushqimit dhe aktivitetit fizik. Puna do ece shume mire fale mbështetjes qe do iu japë Plutoni. Do i kaloni me më shume lehtësi edhe problemet qe do iu dalin. Për familjet do jete jave pa vështirësi.

#Bricjapi

Për jetën ne çift nuk do keni perse te qaheni gjate kësaj jave. Do qëndroni me pranë partnerit, do dashuroheni pa dorashka dhe do ndiheni pafundësisht te lumtur. Ju beqaret mos paragjykoni asnjëherë dhe mos kërkoni gjera te pamundura nëse nuk doni te lëndoheni. Për financat do jete një dite me fat. Nëse i menaxhoni si duhet te ardhurat dhe nuk bëni çmenduri gjendja ka për te qene e shkëlqyer. Shëndeti do përmirësohet dite pas dite. Edhe ata qe kane pasur probleme me shpinën, stomakun apo me kockat do ndihen me te qete. Ne pune mos refuzoni propozimet qe do ju bëhen sepse ato mund t’iu ndryshojnë jetën. Edhe jeta familjare do jete pozitive.

#Ujori

Ne jetën tuaj ne çift ndikimet ujore do përkthehen me një ndërthurje momentesh te ngrohta dhe me pak tension. Nuk do ndiheni ne periudhën me te mire te mundshme megjithatë mire është te mos e lëshoni veten. Ju beqaret do dëgjoni lloj lloj historish te trishta dhe do keni me shume frike te guxoni e ta kërkoni dashurinë. Ne planin financiar mos luani shume me zjarrin sepse keni për t’u djegur keq. Çdo shpenzim kryejeni me laps e letër. Për shëndetin ka për te qene një dite pozitive. Do jeni me energjike dhe me shume gjallëri. Për pune do jete një jave ne lëvizje e sipër. Do iu jepen mundësi te shkëlqyera dhe duhet te përfitoni sa me shume. Edhe feja familjare do jete e ngrohte.

#Peshqit

Kjo jave do jete e mbushur me optimizëm dhe me momente te ngrohta. Do ndiheni mire pranë te dashurit te zemrës tuaj dhe do kaloni momente shume te bukura me te. Edhe beqaret do kenë njohje interesante vetëm se do e kenë paksa te vështirë te vendosin e te hedhin hapa. Ne planin financiar mos u tregoni kapricoze, por merrni masa dhe riorganizojeni gjendjen. Hua mos jepni për çdo lloj arsyeje. Për shëndetin do jete periudha ideale për te filluar kura e për te marre masa strikte. Mos anashkaloni asnjë lloj shqetësimi. Ne pune tregohuni me te përqendruar dhe mos i keni besim askujt nëse nuk doni te pendoheni me pas. Familjen gjithashtu mos e lini pas dore.

 

TË LIDHURA

Mungesa e komunikimit: 10 sjellje që ‘e heshtin’ dashurinë
Kuriozitete

Mungesa e komunikimit: 10 sjellje që ‘e heshtin’ dashurinë

20:58 | 30/05/2025
“Rikthimi i Covid-19: Simptomat e njëjta, përhapje më e shpejtë”
Bota

“Rikthimi i Covid-19: Simptomat e njëjta, përhapje më e shpejtë”

16:07 | 30/05/2025
Shkencëtarët paralajmërojnë: Toka mund të hidhet jashtë orbitës nga një yll
Kuriozitete

Shkencëtarët paralajmërojnë: Toka mund të hidhet jashtë orbitës nga një yll

09:17 | 30/05/2025
Next Post
A do të bëhet Maqedonia vend satelit i Rusisë?

A do të bëhet Maqedonia vend satelit i Rusisë?

Dhjetë-fishohet numri i grave të larguara jashtë vendit

Dhjetë-fishohet numri i grave të larguara jashtë vendit

Këto dy shenja, janë të bekuara nga fati. Po ju, bëni pjesë tek kjo listë?

Këto dy shenja, janë të bekuara nga fati. Po ju, bëni pjesë tek kjo listë?

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?
Showbizz

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

by mirseda
22:54 | 30/05/2025
0

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave...

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

22:50 | 30/05/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Maj 2025

22:47 | 30/05/2025
“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

22:45 | 30/05/2025
“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

22:41 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com