Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Historia është e ‘zezë’: Kur Napoli arbitrohet nga ‘mostra’ Mazzoleni

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Historia është e ‘zezë’: Kur Napoli arbitrohet nga ‘mostra’ Mazzoleni

Kur mësoi ditën e hënë se sfidën përballë Interit do ta arbitronte Paolo Mazzoleni, presidenti i Napolit nuk e fshehu mërzinë, duke pranuar qartë se skuadra e tij nuk ka marrëdhënie të mira me këtë gjyqtar.

“Në rastin më të mirë ai tregohet shumë i rreptë ndaj nesh, por ka plot ndeshje, ku nuk ka arritur të gjykojë në mënyrë të paanshme, duke na ndëshkuar hapur”, deklaroi të hënën Aurelio De Laurentiis, në një intervistë të dhënë për Radio Kiss Kiss Napoli.

Mërzia e bosit napolitan rezultoi e drejtë në fakt, pasi skuadra e tij u mposht nga Interi me rezultatin 1-0, pas golit të shënuar nga Lautaro Martinez në shtesë dhe mbylli ndeshjen me dy lojtarë më pak.

Për të qenë korrektë, të dy kartonët e kuq të Napolit, qëndronin plotësisht, por siç e pati thënë edhe De Laurentiis, Mazzoleni tregoi gjithë rreptësinë e tij në sekondat e fundit, kur ndëshkoi me karton të kuq edhe Lorenzo Insignen.

Me ndeshjen e sotme, Paolo Mazzoleni konfirmohet tërësisht si “gjyqtari i zi” për Napolin, pasi precedentët negativë të “të kaltërve” me këtë arbitër janë të shumta, ndërsa më poshtë po renditim vetëm disa.

Shkurt 2008: Napoli humb me rezultatin 3-1 ndaj Empolit, por vendimtar në rezultat ishte një penallti e dhënë nga Mazzoleni, për faull të Domizzit, por që pamjet tregun se ndërhyrja ishte shkaktuar jashtë zone.

Në vitin 2010: Mazzoleni drejton Cagliari-Napoli dhe mohon një penallti neto për napolitanët, pas një faulli në dëm të Bolicianos.

Mars 2011: Napoli-Brescia 0-0. Mazzoleni nuk akordon një gol të bukur të Cavanit, me topin që e kishte kaluar vijën fatale, por jo për arbitrin. Pak minuta më vonë, Mazzoleni anulon një gol të sulmuesit uruguaian, për një pozicion jashtë loje inekzistent dhe nuk vërshëllen një penallti të pastër, pas një ndërhyrjeje në dëm të Mascarës, ndërsa në fund përjashton edhe Mazzarrin për protesta. Pas kësaj ndeshjeje ka nxitur edhe një reagim shumë të ashpër të De Laurentiis, i cili kërcënoi me tërheqje nga kampionati.

Tetor 2011: Parma-Napoli 2-1. Mazzoleni nuk vërshëllen një penallti të pastër në favor të Lavezzit dhe harron të përjashtojë Biabiany-në, pas dy kartonëve të verdhë.

7 Prill 2012: Lazio-Napoli 3-1. Nuk vërshëllen një penallti për faull në dëm të Goran Pandev dhe anulon një gol të Hamsik, për një pozicion jashtë loje fantazmë të Edison Cavanit.

12 Gusht 2012: Finalja e Superkupës së Italisë, Juventus-Napoli, në Pekin, ditë kur edhe u bë debutimi i drejtimit të ndeshjes me 6 arbitra në fushën e lojës. Në këtë sfidë u kontestua penalltia e dhënë për bardhezinjtë, që solli golin e barazimit dhe çoi ndeshjen në shtesë. Gjithashtu pati debate për përjashtimin me karton të kuq të Goran Pandev për protesta, pasi vetëm 3 minuta më vonë u ndëshkua edhe Zuniga, duke lënë napolitanët në shtesë me 9 lojtarë. Në fund Juventus fitoi 4-2, por Napoli braktisi ceremoninë e dhënies së trofeut, duke lënë një shije të futbollit italian.

Paolo Mazzoleni ka drejtuar edhe sfidën e vitit të kaluar mes Fiorentinës dhe Napolit, takim që vendasit e fituan me rezultatin e thellë 3-0. Që në minutën e 8’, Mazzoleni akordon penallti për Fiorentinën dhe karton të kuq për Koulibaly, ndërsa pas ndërhyrjes së VAR-it, anulon penalltinë, por jo kartonin e kuq. Në fund, e mbetur me 10 futbollistë që në fillim, Napoli humb dhe i hap udhë Juves për të festuar titullin e 7 kampion radhazi./SS

TË LIDHURA

Sporti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë futbollisti i njohur (FOTO)
Sport

Sporti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë futbollisti i njohur (FOTO)

17:20 | 26/06/2025
Shtohen kërkesat, Ismajlit i del emri edhe në Torino
Sport

Shtohen kërkesat, Ismajlit i del emri edhe në Torino

17:14 | 26/06/2025
FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”
Sport

FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”

16:36 | 26/06/2025
Next Post
Habit historiani: Kosova do të ndahet në 2019-tën. SHBA-të s’kanë interes për Shqipërinë

Habit historiani: Kosova do të ndahet në 2019-tën. SHBA-të s'kanë interes për Shqipërinë

Motra e Icardit sulmon Wanda Naran: Na ka harruar, ajo i ka bërë lavazh truri…

Motra e Icardit sulmon Wanda Naran: Na ka harruar, ajo i ka bërë lavazh truri...

Emigrantët duhet ta harrojnë ëndrrën evropiane

Emigrantët duhet ta harrojnë ëndrrën evropiane

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

BE ‘ngre zërin’ për Gazën/ Kërkesë për armëpushim të menjëhershëm
Bota

BE ‘ngre zërin’ për Gazën/ Kërkesë për armëpushim të menjëhershëm

by mirseda
20:28 | 26/06/2025
0

“Këshilli Evropian bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe lirimin pa kushte të të...

Kapet bosi më i kërkuar i drogës/ Ishte fshehur në një bunker lukzos

Kapet bosi më i kërkuar i drogës/ Ishte fshehur në një bunker lukzos

20:19 | 26/06/2025
Tjetër vatër në jug të vendit, bie zjarr pranë një resorti në Ksamil

Tjetër vatër në jug të vendit, bie zjarr pranë një resorti në Ksamil

20:17 | 26/06/2025
“Parkoje ti, jo unë”, vajzat kapen për flokësh për një vend parkimi

“Parkoje ti, jo unë”, vajzat kapen për flokësh për një vend parkimi

20:14 | 26/06/2025
Egli Tako paralajmëron projektin e ri muzikor, ja me kë do bashkëpunojë

Egli Tako paralajmëron projektin e ri muzikor, ja me kë do bashkëpunojë

19:50 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com