Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Historia e gijotinës, shpikjes që lau me gjak Revolucionin

7 vjet ago
in Të Gjitha
Historia e gijotinës, shpikjes që lau me gjak Revolucionin

“Gijotina është një kornizë me dy shtylla vertikale, të bashkuar nga një trasversale që mban lart një teh çeliku në formë trekëndore”.

Ky shpjegim i ftohtë i manualit ka edhe të dhëna të tjera. Shtylla trasversale quhet chapeau (kapele). Tehu i çelikut me një peshë plumbi prej 60 kg quhet mouton. Gracka prej dy gjysëm hënash e pjesës së pasme quhet fenetre. Prapa një mbështetëse druri që shërben si stol. Një ekzekutim vonon më pak se një minutë…

Siç mund të dihet apo e të besohet gijotina është e lidhur me revolucionin francez, 1789 dhe me Francën deri në vitin 1981, vit në të cilin presidenti François Miterrand shfuqizoi dënimin me vdekje, por është përdorur edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë, Suedi, Itali dhe Gjermani deri vonë në shek XX. Në të vërtetë zakoni apo kënaqësia e të prerit të kokave vjen që prej së largu.

Me shpatë apo me sëpatë (instrument i parapëlqyer i Henrit të VIII dhe nga shumë mbretër të tjerë…) Një vështrim i thjeshtë mbi këtë instrument dhe të tremb. I ngjan një përbindëshi, një fantazme, një hijeje djalli dhe nga ana tjetër ndriçimi i tehut, një version modern i zonjës Kosë. Megjithatë mbretëritë dhe vendet që e adoptuan e bënë për arsye humanitare mirë të arsyetuara; justifikim tekstual i disa shkencëtarëve. Është e kuptueshme sepse para zjarrit, gjymtimit, varjes ose kombinimeve i mbytur, i varur dhe i gjymtuar – praktikë angleze, ose rrahjes së ngadaltë me kamzhik në varje, gijotina duket një version i dalë nga bisturia. U rrit dhe u përsos shkencërisht, sepse në fillimet e saj tehu ishte i drejtë dhe prerja e tij horizontale që ishte një gabim i projektimit, sepse disa qafa rezistonin ndaj më shumë se një rënieje dhe ceremonia makabre duhej të përsëritej.

Fatmirësisht në emër të mëshirës dhe pas disa provash mbi dele, kufoma dikush më në fund e kuptoi – Eureka! – se tehu kërkonte një formë shumë të civilizuar nga pak në shumë. Kjo formë garantonte një prerje perfekte dhe pa vuajtje të panevojshme (një mënyrë tjetër e të shprehurit kjo nga ekspertët). Kishte edhe fletën e shpjegimit: i burgosuri shtrihet mbi stolin e pasmë dhe shtyhet tek gracka, ku qafa mbetet e kapur. Xhelati tërheq një sustë dhe tehu bie mbi qafë duke e ndarë kokën nga trungu në nivelin e C4, vertebrës cervikalë të katërt. Koka e ndarë merret në një trastë lëkure dhe jo në një shportë siç shihet në disa filma. Kinemaja gjithmonë e ekzagjeron.

Shkojmë në zemër të çështjes; kirurgu francez, Joseph Ignace Guillotin, deputet në Asamblenë Kombëtare, e rekomandoi në tetor të 1789 për ekzekutimet në zëvendësim të metodave të tjera tradicionale dhe më pak të frikshme.

Në fakt doktori i mirë nuk e shpiku ai gijotinën, makina të ngjashme njiheshin qysh prej shek XIII në Gjermani, Skoci, Angli dhe në shtetet papnore. Megjithatë ky emër gjithmonë do të mbajë stigmën të lidhur dhe të përsëritur me shtypjen dhe me mijëra litra gjak të derdhur gjatë revolucionit francez. Në fakt mentori i përsosjes, me detyrën e sekretarit të Akademisë së Kirurgjisë, doktor Antoine Louis, i cili ia ngarkoi këtë detyrë një njeriu shumë larg vdekjes, prodhuesit të kordave për piano Tobias Schmidt-it, gjerman që u këshillua nga njeriu i duhur, një mik i tij Charles–Henri Sanson, xhelati i Parisit. Pasi u realizua makina perfekte, Asambleja Kombëtare unanimisht shpjegoi se u ndërmor përdorimi i gijotinës në mënyrë që vdekja të ishte e barabartë për të gjithë pa dallim rangu dhe shtrese sociale. E tmerrshme, por demokratike, sepse deri në atë ditë vetëm aristokratët gëzonin privilegjin e vdekjes pa agoni, prerje koke të pastër me shpatë ose sëpatë të ekzekutur nga xhelati profesionist. Të parit që iu pre koka në Francë ishte Nicolás Jacques Pelletier, një vjedhës rruge në 25 prill 1792, i fundit ishte në 10 shtator 1977, Hamida Djandoubi, një emigrant tunizian që vrau ish të dashurën e tij. Megjithatë në mes të Revolucionit tehu ra mbi 1120 njerëz në Place de Concorde. Për shekuj shëtiti legjenda tunduese se doktor Guillotin ishte i pari që u ekzekutua nga makina e vet. Informacion i rremë; ai vdiq nga antraksi në 26 mars 1814 në paqe në shtëpinë e tij… (Burimi: Bota.al)

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Mos e hiqni çadrën nga çantat, moti është kapriçoz

Mos e hiqni çadrën nga çantat, moti është kapriçoz

“Drejtori” i Portokalli-së dorëzohet para të dashurës

"Drejtori" i Portokalli-së dorëzohet para të dashurës

Kush është gazetari shqiptar, ‘tronditi’ takimin e Princ Williamit me Netanjahun

Kush është gazetari shqiptar, ‘tronditi’ takimin e Princ Williamit me Netanjahun

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com