Flamuri kombëtar i Shqipërisë është hequr nga godina e Bashkisë së Tiranës. Siç shihet edhe në foto, në godinën e Bashkisë ndodhet vetëm flamuri i Bashkisë dhe ai i Bashkimit Europian, por mungon ai shqiptar.
Krahasimi është bërë nga fotot e protestave të mëparshme të opozitës dhe ditën e sotme. Vendosja e flamurit shqiptar është detyrim për çdo institucion.
Para bashkisë tani po zhvillohget protesta e radhës e opozitës që kërkon dorëheqjen e Erion Veliajt pas skandaleve korruptive me inceneratorët dhe kompaninë “5D”.