Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Hetimori në Shëndetësi

2 vjet ago
in Politikë
Hetimori në Shëndetësi

Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi do të shtyjë afatet e punës edhe pas përfundimit të periudhës 4 mujore. Këtë e bëri të ditur kryetarja e Komisionit Albana Vokshi gjatë seancës së radhës ku të tjerë dëshmitarë dëshmuan për sterilizimin. Mjeku Artan Koni dhe Audituesi Klarenc Xhaferraj thanë se koncesioni i sterilizimit mund të ishte bërë me shumë më pak para.

Zvarritja me javë të tëra e punës për shkak të debateve mes opozitës dhe maxhorancës ka sjellë mungesën e një produkti në kohë në Komisionin Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi që ka marrë në dorë dy koncesionet më të bujshme në sistemin shëndetësor: atë të check-up dhe sterilizimit.
Për këtë arsye, kryetarja demokrate Albana Vokshi tha se afati i Komisionit do të zgjatet.
‘Nuk kemi akoma kontratën e plotë, kemi rënë dakord me kryesinë e vogël që ta shtyjmë.’- tha Vokshi.

Bashkëpunimi zgjati vetëm kaq, dhe në momentin që sallës iu drejtuan dëshmitarët e radhës për të folur mbi koncesionin e sterilizimit, debatet u ndezën.
Mjeku Artan Koni tha se kostot e sterilizimit janë të fryra dhe se sipas përllogaritjeve, sterilizimi mund të ishte bërë me të paktën 10 herë më pak para.
“Sterilizimi është një proces i thjeshtë që nuk merr kohë dhe nuk ka vlerë të lartë monetare. Koncesioni nuk ka vetëm procesin e sterilizimit edhe atë të veglave, por mesatarisht na ka rezultuar që kostoja që duhet për 10 vjet është ajo që ne paguajmë për 1 vit. Pra, afërsisht ajo që paguhet në 10 vjet, ne kemi paguar për 1 vit.

Këto janë kosto të përafërta patjetër, por për këtë është hetimi për të parë a është kosto e fryrë apo jo. Kemi bërë një llogaritje nëse marrim për bazë çmimin e një seti, ishte një llogaritje duke matur vetëm një set, rreth 200 euro dhe dilte pak a shumë për setin rreth 80 herë më e lartë, ndërsa për të gjithë shërbimin 10 herë më shumë”- tha Artan Koni.

Ndërsa audituesi i KLSH, Klarenc Xhaferraj tha se për periudhën 2016 deri në 2019, vetëm TVSH për shërbimet e koncesionit të sterilizimit i ka kushtuar buxhetit të shtetit 69.5milionë lekë.
‘Njëlloj si te check-up faturohet me TVSH në faturat mujore të prera nga koncesionari, duke paguar shtesë 20% mbi çmimin e shërbimit mjekësor të prokuruar. Kjo i ka kushtuar buxhetit të shtetit për 2016-4 muajt e parë 2019 69.5milionë lekë.’- tha audituesi i KLSH, Klarenc Xhaferraj.

Dosja e sterilizimit është një nga dosjet e bujshme të hetuara nga SPAK, që ka konstatuar shkelje në koncesionin 10 vjeçar me vlerë 100 milionë euro.
Tashmë dosja ka kaluar për Gjykim ndërsa nën akuzë për shpërdorim detyre është ish ministri Ilir Beqaj, ndërsa bashkë me të masën detyrim paraqitje për sterilizimin është biznesmeni Ilir Rrapaj dhe 7 persona të tjerë.

TË LIDHURA

Rama: Mund të dëgjoni edhe që është bllokuar procesi i negociatave me BE-në, por…
Kryesore

Rama: Mund të dëgjoni edhe që është bllokuar procesi i negociatave me BE-në, por…

17:10 | 31/03/2026
“Drejtësia e pavarur”, Edi Rama: Hetohen zyrtarë të lartë
Kryesore

“Drejtësia e pavarur”, Edi Rama: Hetohen zyrtarë të lartë

17:09 | 31/03/2026
Nafta në rritje, Edi Rama: Krizë globale, premton ndryshim
Kryesore

Nafta në rritje, Edi Rama: Krizë globale, premton ndryshim

16:53 | 31/03/2026
Next Post
Ballkani e bën dramë, eliminohet nga Champions

Ballkani e bën dramë, eliminohet nga Champions

Po lahej në plazhin e Golemit, mbytet 61-vjeçarja

Po lahej në plazhin e Golemit, mbytet 61-vjeçarja

KPK merr vendimin, shkarkohet gjyqtarja e njohur

KPK merr vendimin, shkarkohet gjyqtarja e njohur







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Tifozët shqiptarë bëhen bashkë, nisen drejt Kosovës. Krijohet radhë e gjatë
Aktualitet

Tifozët shqiptarë bëhen bashkë, nisen drejt Kosovës. Krijohet radhë e gjatë

by mirseda
17:24 | 31/03/2026
0

Qindra tifozë nga Shqipëria janë nisur drejt Prishtinës për të ndjekur nga afër dhe për të përkrahur...

Rama: Mund të dëgjoni edhe që është bllokuar procesi i negociatave me BE-në, por…

Rama: Mund të dëgjoni edhe që është bllokuar procesi i negociatave me BE-në, por…

17:10 | 31/03/2026
“Drejtësia e pavarur”, Edi Rama: Hetohen zyrtarë të lartë

“Drejtësia e pavarur”, Edi Rama: Hetohen zyrtarë të lartë

17:09 | 31/03/2026
Nafta në rritje, Edi Rama: Krizë globale, premton ndryshim

Nafta në rritje, Edi Rama: Krizë globale, premton ndryshim

16:53 | 31/03/2026
“Do fitojmë në 2027”, Edi Rama: Ne punojmë, të tjerët merren me ne

“Do fitojmë në 2027”, Edi Rama: Ne punojmë, të tjerët merren me ne

16:50 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com