Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Hetimet disa vjeçare për tjetërsimin e 82 pasurive, BIRN: Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj akuzohet sërish

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Hetimet disa vjeçare për tjetërsimin e 82 pasurive, BIRN: Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj akuzohet sërish

Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është marrë i pandehur nga prokuroria e Lezhës me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për tjetërsimin e pronësisë së disa sipërfaqeve në zonën Kune-Vain-Tale. Bëhet fjalë për një procedim penal të nisur që prej vitit 2017-të, pas një kallëzimi të shtetasit Ardian Mlika, i cili vuri në lëvizje prokurorinë.

Prokuroria thotë se nga hetimi disavjeçar ka rezultuar se punonjës të administratës së ish-Komunës Shënkoll mes të cileve dhe Fran Frrokaj në atë kohë kryetar i kësaj komune, kanë favorizuar regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona, të cilët kanë përfituar në mënyre të paligjshme prona publike përmes përgatitjes së AMTP-ve shtesë dhe të falsifikuara, duke i shitur më pas dhe tek personat e tjerë.

Pronat e dyshuara janë vënë në sekuestro preventive, ndërsa dosja penale është dërguar për gjykim në Gjykaten e Lezhës dhe ndaj ish-kryebashkiakut është ngritur akuza e “Shpërdorimit të Detyres”.

Seanca e parë paraprake për vlerësimin e kërkesës së prokurorisë për kalimin e çështjes për gjykim e caktuar të hënën 11 dhjetor, nuk u zhvillua për shkak të mungesës së paleve, duke detyruar gjyqtarin Elvis Sulejmani që ta shtyjë atë për në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Frrokaj është i vetmi i pandehur në këtë çështje, pasi në përfundim të hetimeve prokuroria gjeti se për personat të tjerë përgjegjës vepra penale është parashkruar.

Kjo është çështja e 3 penale në të cilën Frrokaj do të gjykohet për tjetërsim pronash në bregdetin e Lezhës. Në tetor 2022 Gjykata e Apelit në Shkodër gjeti fajtorë dhe dënoi me nga tre vjet burg ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetarin e Qarkut Lezhë Gjok Ndoka, të akuzuar për tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Shëngjinit.

Ndërkohë prej prillit 2023 ai po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për akuza të ngjashme sëbashku me një grup personash./BIRN

TË LIDHURA

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë
Politikë

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë

20:30 | 11/10/2025
Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore
Politikë

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Para sfidës me Serbinë, Meta uron kombëtaren shqiptare nga qelia: Përgjithmonë me ty!
Politikë

Para sfidës me Serbinë, Meta uron kombëtaren shqiptare nga qelia: Përgjithmonë me ty!

17:52 | 11/10/2025
Next Post
Grusht ndaj arbitrit, Presidenti i klubit turk jep dorëheqjen

Grusht ndaj arbitrit, Presidenti i klubit turk jep dorëheqjen

Del pas 10 orësh nga SPAK, Ilir Beqaj: Kërkuam të bëhen veprime hetimore shtesë

Del pas 10 orësh nga SPAK, Ilir Beqaj: Kërkuam të bëhen veprime hetimore shtesë

A do i bindet ish-kryeministri vendimit të Parlamentit? Berisha zbulon lëvizjen e radhës pas kërkesës së SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë

A do i bindet ish-kryeministri vendimit të Parlamentit? Berisha zbulon lëvizjen e radhës pas kërkesës së SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com