Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Heqja e vizave për kosovarët në duar të udhëheqësve të shtetit

7 vjet ago
in Të Gjitha
Heqja e vizave për kosovarët në duar të udhëheqësve të shtetit

Në fund të këtij muaji, pritet që të mbahet mbledhja e  Këshillit Evropian në të cilën pritet që të rekomandohet që  Kosova e Serbia të mos jetë pengesë për njëra-tjetrën në rrugën integruese në Evropë.

Ky rekomandim është mirëpritur dhe se tani është momenti që Serbia të kuptojë realitetin se Kosova është vend i pavarur.  Kurse, se i përket  anës së  Kosovës rekomandimi mund të konsiderohet si i gabuar, pasi që vendi asnjëherë nuk ka penguar Serbinë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj ka thënë për “Bota sot” se është koha që Serbia të pranojë realitetin e Kosovës dhe se duhet që Beogradi të ketë në agjendën e tyre njohjen e Kosovës.

“Është koha e fundit, madje shumë e vonuar, që Serbia ta kuptojë realitetin e ri në Kosovë dhe ta akceptojë këtë realitet të pa kthyeshëm të pavarësisë se Republikës së Kosovës. Përveç kësaj Beogradi zyrtare duhet ta vejë në agjendën politike njohjen e Kosovës dhe të hapë udhë stabilitetit, fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit dhe të ardhmes euroatlantike të dyja vendeve, pra të Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Dedaj për “Bota sot”.

Serbia nuk duhet ta pengojë KosovënImage

Për më tepër, ai ka shtuar se, Serbia  nuk do duhej të ishte pengesë e integrimit të Kosovës në institucionet dhe organizatat evropiane dhe ndërkombëtare.

“Pengesat dhe hezitimet e kësaj agjende evropiane janë të dëmshme për vetë Serbinë e cila nuk do duhej të ishte pengese e integrimit të Kosovës në institucionet dhe organizatat  europiane dhe ndërkombëtare. Relaksimi dhe shtendosja e raporteve ndëretnike në Kosovë varet shumë nga qasja e Serbisë ndaj statusit të Kosovës dhe mos përzierja e Serbisë në çështjet e brendshme dhe proceset integruese të Kosovës”, ka potencuar Dedaj.

Gjithashtu, Dedaj ka deklaruar se Serbia do të duhet që të marrë përgjegjësinë për krimet e bëra në Kosovë dhe se raportet  shqiptaro-serbe janë kruciale për stabilitetin në Ballkan.

“Serbia duhet ta pranojë përgjegjësinë të cilën e mbanë mbi supet e saja për krimet dhe terrorin e ushtruar në Kosovë dhe me sjelljet e saja ndaj Kosovës ajo do të ndikojë në tejkalimin e asaj armiqësie të viteve të fundit të fundshekullit të kaluar. Raportet shqiptaro-serbe janë kruciale për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan dhe më gjerë dhe integrimet euroatlantike janë shpresa e vetme për rikthimin e paqes, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka përfunduar Dedaj për “Bota sot”.

Integrimi në pikëpyetje për shkak të udhëheqësve Image

Ndërkaq, Drejtori i Qendrës Kosovare për Diplomaci, Selim Daku ka deklaruar  për “Bota sot”, se Serbia ka luajtur, luan dhe do të vazhdojë të luajë rolin dekonstruktiv në raport me Kosovën.

“Së pari konkluza për rekomandimin që pritet është e gabuar. Kosova asnjëherë nuk ka qenë pengesë e Serbisë për integrim në Evropë dhe gjetiu, përkundrazi Serbia ka luajtur, luan dhe dyshoj që do të vazhdoj të luaj rolin dekonstruktiv në këtë raport, pra, duke penguar Kosovën për anëtarësim në organizatat dhe asociacionet tjera ndërkombëtare”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se  kjo ka rënë në kundërshtim me marrëveshjet e arritura dhe se Serbia është fajtor për mos respektimin e marrëveshjeve.

“Kjo edhe duke rënë në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në negociatat e Vjenës në mes të Shtetit të Kosovës dhe Serbisë, të cilat janë të ndërmjetësuara nga BE-ja. Pra, në këtë proces është vetëm një fajtor që ka prolonguar respektimin e marrëveshjeve dhe ai është shtetit i Serbisë”, ka potencuar Daku për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka thënë se Kosova për Serbinë mund të jetë pengesë vetëm për faktin që Serbia nuk e njeh Kosovën dhe për Bashkimin Evropian nuk do të ishte i mirëseardhur një shtet i ri anëtar me çështje të hapura apo probleme të mundshme me fqinjtë në të ardhmen.

Ndërsa i pyetur se a do të jetë kjo ndihmesë për  Kosovës të bëhet pjesë e organizatat të rëndësishme evropiane, Daku ka theksuar se këtë gjë mund të bëjnë vetëm udhëheqësit e vendit

“Konsideroj që ndihmën më të madhe Kosovës në rrugën për integrim evropian dhe anëtarësim në organizatat tjera ndërkombëtare ja bëjnë vetëm udhëheqësit e vendit. Udhëheqësit që e kanë përnjëmend rregullimin e shtetit, gjë e cila nuk po ndodhë”, ëshë shprehur ai.

Po ashtu, ai ka shtuar se konkluzione të tilla nga Bashkimi Evropian për Kosovën dhe Serbinë më shumë i shoh si tentim për vetëdijesim të Serbisë në politikën e saj në raport me Kosovën dhe BE-në.

“Rekomandimet që do të dalin nga takimi i Këshillit Evropian dyshoj se do të përfillen nga pala serbe, kjo nënkupton se nuk mund të presim ndonjë ndryshim në politikën e jashtme të Serbisë në raport me Kosovën”, ka përfunduar Daku për “Bota sot”.

Blakaj: Serbia  duhet ta ketë të qartë se nuk mund të anëtarësohen në BE, duke mos respektuar KosovënImageKurse, njohësi i çështjeve për Integrime Evropiane, Sami Blakaj, këtë rekomandim e ka quajtur një hap të rëndësishëm, dhe se Serbia duhet të ketë të qartë se nuk do të mund të anëtarësohet në BE duke e penguar Kosovën.

“Rekomandimi në fjalë duhet parë si një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm sidomos në këtë kohë kur pritet të fillojë faza përfundimtare e bisedimeve Kosovë-Serbi.  Palët negociatore, me theks të veçantë Serbia duhet ta ketë të qartë se asnjëherë nuk do të mund të anëtarësohen në BE, duke penguar dhe duke mos respektuar fqinjësinë me Kosovën”, ka thënë Blakaj. 

Për më tepër, ai ka thënë se kjo nuk do të jetë vetëm një propozim i thënë nga BE, pasi që një gjë e tillë pritet të dalë edhe me shkrim në fund të qershorit.

“Se Serbia dhe Kosova nuk duhet ta pengojnë njëra tjetrën në rrugën e tyre drejt familjes evropiane tashmë nuk do të jetë vetëm një propozim i thënë nga BE, por më shumë se kaq do të jetë një qëndrim i unisuar dhe me shkrim që pritet të dalë në fund të qershorit nga autoritetet më të larta të Bashkimit Evropian, siç është Këshilli Evropian”, ka  shtuar me tej.

Sipas tij,  një qëndrim i tillë me shkrim do të ndikojë në përmirësimin e raporteve ndër-fqinjësore dhe se do të ndihmojë Kosovën  në anëtarësimin nëpër organizatat ndërkombëtare.

“Një qëndrim i tillë i shprehur në formë të shkruar mendoj se do të ndikojë jo vetëm në përmirësimin e raporteve ndër-fqinjësore, por parasë gjithash do ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe paralelisht do t’ia lehtësojë Serbisë rrugëtimin e saj drejt BE-së”, ka përfunduar Blakaj për “Bota sot”.

Tags: duarheqjakosovaretshtetittë udhëheqësvevizave

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Fëmijët lypin, shteti fle gjumë

Fëmijët lypin, shteti fle gjumë

E pabesueshme/Theu rekordin në kërcim së gjati, por nuk ia quajtën (Video)

E pabesueshme/Theu rekordin në kërcim së gjati, por nuk ia quajtën (Video)

Duket si 20-vjeç, por ja sa vite mbush sot Ornela Bregu

Duket si 20-vjeç, por ja sa vite mbush sot Ornela Bregu

JU REKOMANDOJMË

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com