Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Harrojini pushimet jashtë, ja perlat shqiptare që nuk kushtojnë dhe nuk duhen humbur

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Harrojini pushimet jashtë, ja perlat shqiptare që nuk kushtojnë dhe nuk duhen humbur

Është vënë re se kohët e fundit shqiptarët kanë një tendencë për të pushuar jashtë shtetit, por ndërkohë vendi ynë na ofron mundësi shumë të mira në kosto të ulëta.  Shqipëria historikisht është njohur si një prej vendeve më të bukura të Ballkanit, me bukuritë e shumta natyrore që ofron. Por përveç bukurisë që këto vende paraqesin, ato mbartin me vete nga një histori të fortë që i bën edhe më tërheqëse. Mes shumë perlave që ofron bregdeti apo mali, dhe që shumë kush i ka vizituar, ne kemi përzgjedhur disa më të veçantat, që flasin për një larmi komplekse historish dhe kulturash.

Ishulli i Sazanit

Ishulli i Sazanit është një nga ishujt më të bukur të vendit tonë, të cilin e bën edhe më të veçantë historia që ka, pasi ai mund të konsiderohet një “enigmë e pazbuluar”. Ishulli i Sazanit në Vlorë është ishulli i vetëm i banuar në Shqipëri. I hapur për turistët që më 1 maj, kjo perlë e vendit tonë do të mund të vizitohet nga shqiptarët, por edhe të huajt deri më 31 tetor.

Nëse e sheh nga afër këtë mrekulli të natyrës, me siguri do të mbetesh gojëhapur. Ai ka shërbyer si bazë ushtarake për një kohë shumë të gjatë dhe është shpallur “Zonë e Mbrojtur”.

Sot, aty qëndrojnë vetëm dy marinarë, të cilët kanë si detyrë të kontrollojnë aktivitetet e paligjshme mes Shqipërisë dhe Italisë. Ky ishull pritet të kthehet në një nga destinacionet e preferuara të turistëve, të cilët duan të “prekin” nga afër këtë vend të mahnitshëm që mbart një histori të rrallë.

Thethi

Parku Kombëtar i Thethi gjendet në Alpet Shqiptare, pranë Bjeshkëve të Namuna, 70 km nga Shkodra. Një monument natyror vërtet interesant është ujëvara e Grunasit. Ujërat e saj zbresin nga një lartësi prej 30 metër, në zemrën e Alpeve Shqiptare. Thethi ka pamjen e një pellgu 800 metra mbi nivelin e detit. Ai është i vendosur midis një kurore majash të thepisura, si, Radohima, Maja e Arapit, Maja e Alisë, që spikatin për bukuritë e rralla në të gjithë Alpet. Thethi shquhet për kontrastet e relievit, ujëvarave, bimësisë së dendur, livadheve e sidomos ngjyrave. 

Kanionet e Osumit

Kanionet e Osumit, i njohur ndryshe edhe si ¨Kanionet i Skraparit¨, është kanioni më i madh lumor në Shqipëri. Ai gjendet në rajonin jugor të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht në Qarkun e Beratit, Rrethi i Skraparit. Pamjet mbresëlënëse të natyrës në këtë kanion e bëjnë atë një nga më tërheqësit në rajonin e Ballkanit. Kanioni është krijuar prej forcave gërryese dhe tretëse të lumit Osum, të ushtruara në masën shkëmbore gëlqerore të strukturës antiklinale të Çorovodës, dhe është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, i thellë deri në 70-80 m, me shpate vertikale. Koha e formësimit të tij mendohet të jetë 2 deri në 3 milionë vite më parë. Kur udhëton në brendësi të tij mahnitesh nga bukuria befasuese, por edhe nga disa përshtypje të çuditshme dhe të pabesueshme që të krijohen: copërat e qiellit së bashku me pjesë të mureve vertikale të gëlqerorëve gri dhe të bimësisë të blertë pasqyrohen në pellgjet e shumta të lumit, duke krijuar kështu një përzierje ngjyrash dhe formash të përmbysura, që me fluiditetin e tyre të hutojnë, të çorientojnë dhe të zhytin në një botë krejt tjetër, ireale, por që të ngjallin ndjesi të ëmbla, nga të cilat nuk ke dëshirë të dalësh. Kjo nuk është e vetmia mrekulli e këtij kanioni: në disa sektorë të tij shfaqen ujëvara të mëdha me bukuri befasuese, sidomos në ditët me diell, rrezet e të cilit zbërthehen nga piklat e ujit, duke formuar ylbere, që fillojnë nga qielli, vazhdojnë në shpatet e kanionit, nga ku pasqyrohen në pellgjet e ujit dhe në shtratin e lumit.

Liqeni i Pogradecit

Liqeni i Pogradecit (Ohrit), shtrihet në jug-lindje të vendit tonë dhe përfaqëson një pellg ujor me origjinë tektonike. Ky liqen është një nga liqenet më të bukur në botë dhe më i bukuri i të gjithë liqeneve të gadishullit të Ballkanit. Në ujët e tij të kulluar mund të shquhen sendet në një thellësi prej rreth 20 metrash. Qartësia e madhe i detyrohet zhvillimit të paktë të mikroorganizmave, përbërjes së fundit të ujit dhe thellësisë. Nga larg, ujët e liqenit duket i shumëngjyrshëm.

Forma vezake, brigjet e rregullta dhe me dy gadishuj të vegjël (njëri në bregun lindor, gadishulli shkëmbor i Ohrit dhe tjetri në bregun perëndimor, gadishulli i Linit), malet që e rrethojnë (nga perëndimi: malet e Mokrës, që janë pjesërisht të mbuluara me drurë dhe zbresin ëmbël dhe nga lindja, malet e zhveshura – Galicica (Maqedoni), Mali i Thatë që bie thikë mbi të, fushat që gjenden në veri, si fusha e Strugës dhe në jug ajo c Starovës, që lë gjitha këto i japin liqenit një bukuri lë jashtëzakonshme. (Tirana Today)

Tags: KanionetLiqeni i PogradecitOhriOsumiPerla shqiptarepushimeThethi

TË LIDHURA

Vrasje në Itali: Nëna dhe partnerja akuzohen për copëtimin e 35-vjeçarit pas një grindjeje për darkën
Aktualitet

Vrasje në Itali: Nëna dhe partnerja akuzohen për copëtimin e 35-vjeçarit pas një grindjeje për darkën

20:00 | 01/08/2025
Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas
Aktualitet

Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas

10:12 | 01/08/2025
Marrëdhënie me dhunë me të rritura në tentativë dhe vjedhje, vihen në pranga 2 persona në Lushnjë
Aktualitet

Marrëdhënie me dhunë me të rritura në tentativë dhe vjedhje, vihen në pranga 2 persona në Lushnjë

10:09 | 01/08/2025
Next Post
Red Bull në paqe, pilotët gjejnë gjuhën e përbashkët

Red Bull në paqe, pilotët gjejnë gjuhën e përbashkët

Kallëzim penal për drejtorin e spitalit psikiatrik në Vlorë, ja 10 shkeljet

Kallëzim penal për drejtorin e spitalit psikiatrik në Vlorë, ja 10 shkeljet

Ministri i Drejtësisë shkarkon drejtorin e burgut të Korçës, shkeli rregullat

Ministri i Drejtësisë shkarkon drejtorin e burgut të Korçës, shkeli rregullat

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Mediat ukrainase raportojnë sulm masiv ndaj Rusisë, rafineria në flakë
Bota

Mediat ukrainase raportojnë sulm masiv ndaj Rusisë, rafineria në flakë

by mirseda
08:23 | 02/08/2025
0

Një sulm masiv me dronë nga forcat ukrainase në tokën ruse thuhet se ka ndodhur gjatë natës....

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 2 gusht 2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 2 gusht 2025

08:20 | 02/08/2025
Çdo gjë gati për fillimin e Sunny Hill Festival 2025 në Kosovë

Çdo gjë gati për fillimin e Sunny Hill Festival 2025 në Kosovë

23:00 | 01/08/2025
“Ne jemi të gatshëm të presim”, Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim

“Ne jemi të gatshëm të presim”, Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim

22:31 | 01/08/2025
Erdogan në Stamboll: Komuniteti ndërkombëtar duhet të vendosë armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Erdogan në Stamboll: Komuniteti ndërkombëtar duhet të vendosë armëpushim të menjëhershëm në Gaza

22:02 | 01/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com