Ron Koka u bë kryefjalë e mediave rozë pak muaj më parë, me hyrjen e Kiara Titos në Big Brother Vip. Në media u raportua se Kiara dhe Roni ishin në një lidhje, gjë që su pranua asnjëherë nga dyshja. Por së fundmi Ron Koka, nipi i Lefter Kokës është ritkhyer sërish në vëmendje pas dyshimeve se ka nisur një marrëdhënie të re, me motrën e Sarah Berishës, Ditean.
Në një intervistë për “pushime on top”, Ditea la të kuptohet se po shoqërohet me Ronin dhe e pyetur nga gazetarja nëse është single apo në një marrëdhënie u përgjigj shkurt: Jam e lumtur!
Gazetarja: Më duket kjo varësja shumë e njohur. Ku e kam parë këtë varësen?
Ditea: Nuk e di, ku mendon se mund ta kesh parë? (qesh)
Gazetarja: Më duket Ron Koka…
Gazetarja: Meqë po flasim për çunat, kush është çuni më i bukur për ty në showbizzin shqiptar?
Ditea: Po tani…meqë e përmendëm..po Roni mo Roni…
Në fund e pyetur nga gazetarja se kush e shoqëronte në plazh, Ditea u përgjigj pa hezitim se ishte me Ronin.
Për lidhjen e tyre është folur sot edhe në “Shqipëria live”, ku ka patur një reagim nga Ron Koka. Moderatores Erjona Rusi i ka ardhur një mesazh nga Roni, i cili e ka mohuar të jetë në një lidhje me Ditean.
“Ditean e njoh që e vogël dhe e kam mikeshë shtëpie”, tha Roni.