Endërsa vijon agonia e orëve të fundit të numërimit të votave në qarkun Shkodër, sot ky qytet ka dhe një aktivitet sportiv tejet të rëndësishëm…
Sot luhet finalja e madhe e superiores, ku Vllaznia ose Egnatia do të shpallet Kampion i Shqipërisë. Nëse fiton Vllaznia, shkodranët do të shpallen Kampion të Shqipërisë pas 24 vitesh.
Ndoshta është një rastësi, por në orën 20:00 kur nisi ndeshja, komisionerët dhe numëruesit e palëve politike në Shkodër kërkuan që të bëjnë pushim.
Ndoshta teksa pushojnë, ndjekin edhe skuadrën e zemrës në një ditë kaq të rëndësishme, që mesa duket në këto orë të nxehta politike, kampet i ka bërë në një mendje.