Botërori i Formula 1 duket se ka përfunduar, pasi edhe në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Japonisë është Mercedes që dominon. Piloti i Mercedes, Lewis Hamilton arriti të siguronte “pole position” për garën e nesërme, ndërsa nga ana tjetër piloti numër 1 i Ferrari, Sebastian Vettel nuk ka arritur të marrë më shumë se vendin e nëntë.
His eighth pole of the season and…
👊 @LewisHamilton #JapaneseGP 🇯🇵 #F1 pic.twitter.com/LBn5sF49Cb
— Formula 1 (@F1) October 6, 2018
Me kohën 1 minutë 28 sekonda e 217 të mijtat, kampioni në fuqi i botës i vendosi të gjithë rivalët në rresht pas tij. Shoku i tij i skuadrës Valteri Bottas u pozicionua i dyti me 4 të dhjetat e sekondës më i ngadaltë se anglezi. Vetëm i treti Vettel por problemi i madh i gjermanit dhe Ferrarit qëndron te kohët e vendosura në Suzuka, pasi skuadra italiane ka një ritëm shumë të ulët krahasuar me Mercedesin dhe jo më kot Vettel ishte më shumë se 8 të dhjetat e sekondës më i ngadaltë se Hamilton. Akoma më keq bëri Kimi Raikkonen i cili u la pas edhe nga piloti i Red Bull Max Verstappen. Pas tyre u pozicionuan Riciardo e Ocon.