Kuqezinjtë e drejtuar nga Erjon Bogdani ka bërë një paraqitje zhgënjyese përballë Islandës. Përfaqësuesja U-19 e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin e thellë 1-4 në “Elbasan Arena”., një performancë mjaft e dobët dhe larg prishmërive.
Të besuarit e trajnerit Bogdani “bien” që në minutën e pestë, pasi kapen në befasi nga Heimison i cili dërgon topin në rrjetë. Më pas loja dukej e balancuar, por në fund të pjesës së parë Andrason i çoi shifrat në 0-2.
Shqipëria arriti të ngushtonte përkohësisht diferencën me Nezhën fillimin të pjesës së dytë, por islandezët shënuan edhe dy herë të tjera me të njëjtin autor, Arnorson, për rezultatin përfundimtar 4-1. Në takimin e parë miqësor me Islandën, vetëm pak ditë më parë, Shqipëria U-19 fitoi me rezultat minimal 1-0 me gol të Muçit.