Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Hakeruan email-et e SPAK, njëri kërkon lirinë, tjetri tregon ‘sekretin’! Ish-zyrtari apelon vendimin: Kisha kuriozitet

8 muaj ago
in Aktualitet
Hakeruan email-et e SPAK, njëri kërkon lirinë, tjetri tregon ‘sekretin’! Ish-zyrtari apelon vendimin: Kisha kuriozitet

Pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme bëri me dije se kishte vënë në pranga dy vlonjatët që kishin ndërhyrë në adresat elektronike të tre prokurorëve të SPAK.

Në fakt, informacionet në lidhje me një tentativë hakerimi dolën rreth një muaj më parë, ndërkohë që arrestimi i tyre u bë me dije vetëm në fillimin e këtij muaji.

Dy të akuzuarit, të cilët kishin qenë pjesë e administratës, kanë nisur ‘lojën’ me vendimin për masën e sigurimit personal. Zambak Gjonaj, ish-zyrtari i Burgjeve mohon të jetë i përfshirë në hakerimin e dosjeve hetimore, ndërsa 33-vjeçari Rrokaj ka të dhëna që në dëshminë e tij ka thënë se nuk kishte asnjë lloj qëllimi, por vetëm kuriozitet në lidhje me të dhëna hetimore.

Ndonëse SPAK, teksa tentoi të jepte shpjegim zyrtar mbi aktin e dy hakeruesve, nuk bëri me dije se çfarë materialesh hetimore ishin përvetësuar, por në njoftim u la të kuptohej se SPAK i kishte mekanizmat mbrojtës që të mos preket nga asnjë tentativë hakërruese

APELIMI I VENDIMIT NGA GJONAJ

Sipas të dhënave zyrtare bëhet me dije se ishzyrtari i burgjeve Zambak Gjonaj ka apeluar vendimin e shkallës së parë që e la në qeli me akuzën e ndërhyrjes kompjuterike me sistemet e SPAK. Ai u ndalua nga BKH 24 orë pas marrjes dijeni që në email-et e 3 prokuroreve janë marrë të dhëna. Bëhet me dije se Gjonajt i kanë rënë në dorë dokumentet dhe më pas ai i ka shpërndarë tek njerëz të tjerë. Po ashtu në shkresën e organit të akuzës është pasqyruar se kush e ka kryer ndërhyrjen që i referohen pikërisht të ndaluarit tjetër Arnold Rrokaj. Por pavarësisht kësaj SPAK thotë se personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, por, gjithnjë sipas SPAK, pa sukses.

Prokuroria ka bërë me dije se po e heton ndërhyrjen për veprën penale të grupit kriminal pasi ka dyshime se kanë vepruar për persona të tretë që po verifikohen nga prokuroria. Në deklaratë thuhet në 12 mars u mor informacioni për ndërhyrjet e paligjshme. Më tej shtohet se autorët nuk arritën të futeshin në sistemin e brendshëm që sipas Prokurorisë së Posaçme mbetet i pacenuar.

HAKERUESI

Arnold Rrokaj është 33- vjeçari që pretendohet se ka pranuar se ka ndërhyrë në postën elektronike të tre prokurorëve. Vlonjati që ka qenë i punësuar në IMT mësohet të ketë thënë se “e bëra nga kurioziteti”, duke lënë të kuptohet se, në fakt, ka përvetësuar materiale nga adresat elektronike të prokurorëve. Mirëpo hetimi i çështjes tashmë është fokusuar tek fakti se Rrokaj, i cili dyshohet se ia ka dhënë të dhënat e përftuara Zambak Gjonajt dhe ky i fundit i ka shpërndarë në persona të tretë, ka funksionuar si grup kriminal bashkë me Gjonajn dhe personat e tjerë.

Sipas të dhënave hetimore është e qartë se i dyshuari, me detyrë të mëparshme punonjës pranë IMT, ia ka kaluar më tej të dhënat Zambak Gjonit, edhe ai me profesion jurist, si dhe ish-zyrtar i burgjeve. Por grupi i hetimit është i bindur që i riu nuk ka thënë të vërtetën. Sulmi, siç njoftoi zyrtarisht SPAK, u sinjalizua në datën 12 mars 2025, por në harkun e 48 orëve janë identifikuar dy bashkëpunëtorët, ndaj të cilëve u vendos arrest në burg. Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, njëherazi urdhëroi ‘ndalimin e publikimit të dosjes’, përderisa hetimet po vazhdojnë ende për të zbardhur të gjithë skenarin.

Çështja po hetohet për grup kriminal. SPAK ka njoftuar zyrtarisht se pas një hetimi administrativ është konstatuar se hakeruesit nuk kanë arritur të hyjnë në sistem. Ndërsa vijojnë analizat e brendshme hetimore për të konkluduar se çfarë përmbante posta elektronike e tre prokurorëve, të cilët dyshohet se kishin fjalëkalime të lehta të email-ve për sa kohë janë thyer nga të interesuarit. SPAK nuk bën me dije se çfarë materialesh janë marrë në këto adresa dhe se kush janë palët e treta që kanë pasur interes për materialet hakeruese.

TË LIDHURA

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Aktualitet

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Next Post
Aksident në Berat, përplasen dy makina, ndërron jetë një prej shoferëve

Aksident në Berat, përplasen dy makina, ndërron jetë një prej shoferëve

G Bani reagon ashpër ndaj Aldos pas komentit për Valbonën:Ti ishe budallai më i madh

G Bani reagon ashpër ndaj Aldos pas komentit për Valbonën:Ti ishe budallai më i madh

Tarifat e Trump, Aksionet e tregut aziatik bien ndërsa ari arrin një nivel rekord

Tarifat e Trump, Aksionet e tregut aziatik bien ndërsa ari arrin një nivel rekord







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com