Lajmi që ylli i Leicester City, Riyad Mahrez do të tërhiqej nga futbolli ka pushtuar mediat online ditën e sotme. Në llogarinë e tij në Facebook u shkrua se ai do të tërhiqej për arsye shëndetësore. Por, klubi i Leicester Cityt ka mohuar gjithçka, duke thënë se adresa e tij e Facebook ishte vjedhur.
“Dhelprat” e kanë konfirmuar se ky postim nuk ishte shkruar nga lojtari, dhe tashmë e kanë fshirë nga rrjetet sociale, duke hedhur dritë mbi këtë lajm që qarkulloi sot.
Postimi në Facebook që bëri xhiron e botës:
Një lajm i pabesueshëm ka thyer zemrat e fansave të futbollistit algjerian, Riyad Mahrez. Lojtari duket se është detyruar të heqë dorë nga futbolli në moshën 27-vjeçare. Futbollisti që mahniti botën 2 vite më parë kur fitoi Premierligën me Leicesterin, njoftoi në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook:
“Pas konsultimit me shumë doktorë, kam vendosur të qëndroj larg futbollit. Teksa kohës time si futbollist i erdhi fundi, do të doja të thoja disa fjalë. Dua të falënderoj çdokënd për mirësjelljen dhe mbështetjen që kanë treguar me mua në këtë qytet të jashtëzakonshëm, do të jeni gjithmonë në zemrat tonë”.
Ky njoftim ka shokuar fansat e tij, por jo vetëm, ndërsa ka aludime se lajmi mund të jetë i rremë dhe se faqja e tij mund të jetë hakuar. Kjo pasi njoftimi për shkëputjen përfundimtare nga futbolli i lojtarit të njohur nuk është bërë në asnjë nga rrjetet e tjera sociale që ai ka.