Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Haaretz: Shqipëria do të marrë artileri të avancuar dhe dronë nga Izraeli

4 muaj ago
in Politikë
Haaretz: Shqipëria do të marrë artileri të avancuar dhe dronë nga Izraeli

Artikull ekskluziv i Haaretz, nga Oden Yaron, përshtatur në shqip

Të mërkurën, 12 nëntor, gazeta e njohur izraelite Haaretz, ka publikuar një artikull ku thuhet se kompania izraelite e mbrojtjes, Elbit Systems, do të furnizojë Shqipërinë me sisteme të reja artilerie, mortaja (armë artilerie me tytë të shkurtër që hedhin predha me trajektore shumë të lartë) dhe dronë.

Në dokumentin zyrtar, sipas gazetës, theksohet se kompania izraelite e mbrojtjes do të ndihmojë Shqipërinë të krijojë një industri të pavarur ushtarake, duke shtuar se në shtator të këtij viti është firmosur një marrëveshje mes qeverive të dy vendeve.

Sipas marrëveshjes, që ende nuk është publike dhe për të cilën bazohemi vetëm në këtë artikull, Shqipëria do të marrë:

Howitzer ATMOS 155 mm (një top i rëndë artilerie, i montuar mbi kamion ushtarak)

Mortaja 120 mm SPEAR (një armë e cila përdoret për të goditur objektiva në distanca të mesme, montohet mbi automjete të lehta ushtarake)

Dronët Magni-X dhe Thor, për përdorim taktik në distanca të shkurtra

Vlera e kontratës nuk është bërë publike. Vitet e mëparshme, nga marrëveshje të ngjashme, dihet se një njësi ATMOS kushton rreth 5 milionë dollarë.

Dronët Magni-X dhe Thor
Magni-X është një dron i vogël, që mund të fluturojë edhe në zona me pengesa për sinjalet e GPS. Ky model përdoret edhe nga ushtria britanike dhe ajo austriake.

Droni Thor peshon deri në 15 kg dhe mund të mbajë pajisje për vëzhgim dhe mbledhje informacioni ose sistemin TerminaTHOR, i cili hedh nga ajri pesë municione të vogla. Ai mund të fluturojë rreth 70 minuta pa ngarkesë të rëndë.

Prodhimi në Shqipëri
Elbit Systems, gjithnjë sipas asaj që shkruan gazeta izraelite Haartez, do të bashkëpunojë me kompaninë shtetërore shqiptare KAYO, e krijuar në vitin 2024 për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes. KAYO do të ndërtojë një fabrikë prodhimi prej 5 mijë metrash katrorë në veri të vendit.

Në fazën e parë, Izraeli do t’i japë Shqipërisë 10 dronë. Më pas, Elbit do të ndihmojë ngritjen e linjave të prodhimit për dronë dhe sisteme artilerie brenda Shqipërisë.

Në dokumentet e dorëzuara për miratim nuk janë bërë publike shumat financiare apo burimet e financimit. Sipas raportimeve, marrëveshja pritet të garantohet nga korporata izraelite e sigurimit të eksporteve, ASHRA.

Bashkëpunime të tjera
Në prill, Elbit Systems firmosi edhe një marrëveshje për ngritjen e një Akademie aviacioni në Vlorë, në bashkëpunim me KAYO.

Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka rritur investimet në mbrojtje vitet e fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, buxheti ushtarak ka arritur nga 13 milionë euro një dekadë më parë, në rreth 138 milionë euro.

Izraeli dhe Shqipëria kanë zhvilluar ndër vite bashkëpunim edhe në fushën e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike.

Brazili zgjeron marrëveshjen me Elbit
Ndërkohë, sipas Haaretz, Elbit Systems ka vazhduar të marrë porosi nga e gjithë bota në muajt e fundit, pavarësisht presionit ndërkombëtar mbi Izraelin, që kulmoi me vendimin e qeverisë spanjolle për të vendosur embargo armësh dhe anuluar kontratat.
Java e kaluar, Forca Ajrore e Singaporit njoftoi se do të blejë dronët e avancuar Hermes 900 Kochav (Yll) nga Elbit, në vend të Hermes 450 që përdorin aktualisht. Në tetor, Elbit Systems njoftoi një marrëveshje tjetër prej 120 milionë dollarësh për furnizimin me dronë Hermes 900.

Edhe Brazili, që akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza, vazhdon të përdorë sisteme izraelite. Dy javë para se të bashkohej me peticionin kundër Izraelit para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Brazili vendosi të zgjaste një kontratë të vitit 2021 me Elbit Systems për blerjen e dronëve Hermes 900. Për këtë të fundit, Elbit Systems do të marrë mbi 20 milionë dollarë.

Megjithatë, presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva bllokoi blerjen e 36 topave ATMOS në 2024-ën, pasi Elbit Systems kishte fituar një tender.

Në shkurt 2024, ai krahasoi operacionet e Izraelit në Gaza me ato të nazistëve, duke thënë se “ajo që po ndodh në Rripin e Gazës me popullin palestinez nuk ka ndodhur në asnjë moment tjetër historik, përveçse kur Hitleri vriste hebrenjtë”. Megjithatë, para 6 javëve, Forca Ajrore e Brazilit njoftoi se kishte planifikuar të blinte, pa tender, një stacion kontrolli tokësor për dronët Hermes 900, i pajisur me sistemin e vëzhgimit SPECTRO XR të kompanisë Elbit.

TË LIDHURA

“Penguan zhvillimin e punimeve”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi
Aktualitet

“Penguan zhvillimin e punimeve”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

17:00 | 06/03/2026
“Nuk ka marrëveshje me Iranin”, Trump i prerë: Të dorëzohen pa kusht!
Bota

“Nuk ka marrëveshje me Iranin”, Trump i prerë: Të dorëzohen pa kusht!

16:49 | 06/03/2026
Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin
Aktualitet

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin

16:16 | 06/03/2026
Next Post
Mbyllet burgu i Bënçës/ Rreth 100 punonjës mbeten pa punë

Mbyllet burgu i Bënçës/ Rreth 100 punonjës mbeten pa punë

Elbasan/ Policia godet rrjetin e fajdeve, ndalohen dy huadhënës që kërcënonin qytetarët

Elbasan/ Policia godet rrjetin e fajdeve, ndalohen dy huadhënës që kërcënonin qytetarët

Bllokohen 50 ton misër nga Serbia në Elbasan, AKU nis kontrollet në disa subjekte

Bllokohen 50 ton misër nga Serbia në Elbasan, AKU nis kontrollet në disa subjekte







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

“Penguan zhvillimin e punimeve”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi
Aktualitet

“Penguan zhvillimin e punimeve”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

by mirseda
17:00 | 06/03/2026
0

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat,...

Dënohet ‘skifteri’ shqiptar në Itali që grabiste vilat, dy miqtë e tij ende në arrati

Dënohet ‘skifteri’ shqiptar në Itali që grabiste vilat, dy miqtë e tij ende në arrati

16:52 | 06/03/2026
“Nuk ka marrëveshje me Iranin”, Trump i prerë: Të dorëzohen pa kusht!

“Nuk ka marrëveshje me Iranin”, Trump i prerë: Të dorëzohen pa kusht!

16:49 | 06/03/2026
Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin

16:16 | 06/03/2026
Mbi një orë në SPAK, Xhelal Mziu flet pas daljes nga prokuroria

Mbi një orë në SPAK, Xhelal Mziu flet pas daljes nga prokuroria

16:12 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com