Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Gusht i zi për Gramshin, Njësia Administrative Skënderbegas në emergjencë nga pasojat e zjarreve

1 muaj ago
in Aktualitet, Shqipëria
Gusht i zi për Gramshin, Njësia Administrative Skënderbegas në emergjencë nga pasojat e zjarreve

Muaji gusht që po lëmë pas solli një tragjedi të vërtetë në rrethin e Gramshit duke shënuar shifra rekord të vatrave të zjarrit që përfshinë masivisht pyje, blegtori dhe banesa duke shkaktuar dëme të pallogaritshme për banorët e zonës. Zona më e goditur ishte Njësia Administrative Skënderbegas, ku flakët e pamëshirshme shkatërruan gjithçka në rrugën e tyre.

Sipas të dhënave zyrtare, 212 krerë të imta, 9 gjedhë, 6 njëdhundrakë dhe 60 koshere me bletë u dogjën dhe më pas u groposën nga ekipet e Shërbimit Veterinar, të cilët janë angazhuar në terren për monitorimin dhe menaxhimin e situatës.
Kujtim Çekrezi, koordinator i Shërbimit Veterinar pranë Bashkisë Gramsh, deklaroi se pas verifikimit dhe identifikimit në terren, ekipet e përbëra nga specialistë veterinarë kanë ndërhyrë për groposjen e kadavrave të kafshëve të ngordhura si pasojë e zjarreve.

“Situata ishte e rëndë. Kemi humbje të konsiderueshme në blegtori dhe bletari, ndërsa puna në terren vazhdon çdo ditë me 6 grupe të përbashkëta mes bashkisë dhe shërbimit veterinar”, theksoi Çekrezi.

Një tjetër fshat i goditur rëndë është Bletëza, ku dëmet në fermat blegtorale dhe bletaritë janë të konsiderueshme. Ndërkohë, hetimi dhe vlerësimi i dëmeve është ende në proces, dhe në ditët në vijim pritet publikimi i të dhënave përfundimtare për 7 fshatra të Bashkisë Gramsh, të cilat kanë pësuar pasoja të rënda nga flakët.

Përveç dëmeve në bujqësi dhe ekonomi familjare, mbi 40 banesa janë shkatërruar plotësisht, duke lënë dhjetëra familje në qiell të hapur, të pastreha dhe në pritje të ndihmës nga shteti.

Në një deklaratë të fundit, Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të nisë procesi i rindërtimit të banesave dhe dëmshpërblimi për familjet e prekura, me një vendim të posaçëm të qeverisë që pritet të miratohet në ditët në vijim.

Zjarret në shtatë fshatra të Gramshit gjatë muajit Gusht lanë pas jo vetëm tym dhe hir, por edhe dhimbje, pasiguri dhe sfida të mëdha për një numër jo të vogël familjesh.

TË LIDHURA

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës
Aktualitet

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

22:24 | 10/10/2025
Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën
Politikë

Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

22:19 | 10/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme lokale, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme lokale, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

22:02 | 10/10/2025
Next Post
Miratohet projektvendimi! Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

Miratohet projektvendimi! Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

Këngëtari i njohur Kelly po përballet me një paralizë faciale që i ka prekur gjysmën e fytyrës dhe qafën

Këngëtari i njohur Kelly po përballet me një paralizë faciale që i ka prekur gjysmën e fytyrës dhe qafën

Po shpërndanin doza droge në Tiranë, vihen në pranga dy persona

Po shpërndanin doza droge në Tiranë, vihen në pranga dy persona







JU REKOMANDOJMË

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025




TË FUNDIT

Reuters: Banorët e Gazës ecin drejt shtëpive të rrënuara
Bota

Reuters: Banorët e Gazës ecin drejt shtëpive të rrënuara

by mirseda
09:23 | 11/10/2025
0

Mijëra palestinezë të zhvendosur ecën mbi shkretëtirat e Gazës për t’u kthyer në rrënojat e shtëpive të...

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

22:37 | 10/10/2025
UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

22:34 | 10/10/2025
Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

22:33 | 10/10/2025
Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

22:24 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com