Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Grupi i trafikut të emigrantëve, SPAK jep detaje: U sekuestruar rreth 1 mln dollarë dhe 13 makina

1 vit ago
in Politikë
Grupi i trafikut të emigrantëve, SPAK jep detaje: U sekuestruar rreth 1 mln dollarë dhe 13 makina

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje në lidhje me operacionin e gjerë kundër trafikut të emigrantëve. Ndërsa janë lëshuar masa të shumta arresti, SPAk thekson se ka sekuestruar 700.000 (shtatëqind mijë) Dollarë Amerikan, 400.000 (katërqind mijë) Euro, 4 000 (katër mijë) Pound, 520.000 Lekë, 13 makina, 3 pistoleta, aparate celularë dhe pajisje kompjuterike, si dhe dokumente të ndryshëm si pasaporta të shtetasve të huaj, bileta udhëtimi, apo dokumente që përmbajnë shënime të grupeve kriminale, si dhe sende të tjera me interes për hetimin.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve të zhvilluara në lidhje me procedimin penal nr.188, të vitit 2023, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, në kuadër të Skuadrës të Përbashkët Hetimore, ka kërkuar caktimin e masave të sigurimit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila me vendimin e saj nr. 37, datë 10.04.2024, ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues:

– “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për 21 persona nën hetim, të cilët janë organizatorë, drejtues dhe pjesëtarë të grupit kriminal dhe punonjës të Departamentit pranë Kufirit dhe Migracionit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në nivel qëndror dhe rajonal;

– “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237, i Kodit të Procedurës Penale, për 3 persona nën hetim;

– “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, për 2 persona nën hetim,

të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumentave” kryer në formën e bashkëpunimit të vecantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 298/2 e 28/4; 186/1 e 28/4; 333/a; 334/1 dhe 245/1/2 e 259/1/2 të Kodit Penal.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal janë realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Gjatë hetimit janë mbledhur e grumbulluar prova, nga ku rezulton se të paktën përgjatë vitit 2023-2024, në Shqipëri dy grupe kriminale kanë organizuar dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm për shtetas të huaj që vijnë nga Bangladeshi, për qëllime të përfitimit material, veprimtari kriminale, e cila besohet të jetë e organizuar në nivel transnacional.

Agjencitë e ndërmjetësimit të punësimit, në bashkëpunim me shoqëri tregtare me objekt veprimtarie kryesisht fasonerie, me seli në Vlorë dhe në Durrës, kanë kryer aplikime për leje unike pune dhe më pas për pajisje me vizë të tipit “D”, për shtetas të huaj kryesisht nga shteti i Bangladeshit, sipas procedurave ligjore të parashikuar në ligjin nr. 108/2023 “Për të huajt”, dhe VKM-së nr. 858, datë 29.12.2021 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”.

Këto procedura janë kryer në mënyrë fiktive, pasi qëllimi nuk ka qenë punësimi i tyre, por pajisja me vizë, në mënyrë që ata të mund të hynin lirshëm në territorin Shqiptar, për t’u larguar më pas, në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Gjatë aplikimeve për punësim dhe për vizë, janë paraqitur kontrata qeraje fiktive banimi, çertifikata profesionale dhe njohjes të gjuhëve të huaja të falsifikuara, dhe me ardhjen e këtyre shtetasve në Shqipëri, ata nuk kanë kryer deklarimin e tyre si punonjës, apo e kanë kryer këtë deklarim vetëm për pak kohë për të shmangur dyshimet.

Veprimtaria ka filluar të dokumentohet nga data 30.08.2023, ndërsa procedurat e aplikimit datojnë më parë në kohë, ku episodet e udhëtimit të këtyre shtetasve nga Emiratet e Bashkuara Arabe për në Shqipëri nëpërmjet Aeroportit të Rinasit janë të shumta, dhe veprimtaria kriminale është dokumentuar me anë të metodave të veçanta të hetimit, duke identifikuar dhe grumbulluar prova për administratorët e agjencive të ndërmjetësimit dhe ato pritëse të punësimit, personat pritës të tyre në Aeroportin e Rinasit, vendin e qëndrimit të tyre, personat transportues të tyre dhe destinacionin përfundimtar të tyre, i cili në disa raste ka rezultuar dukshëm që ka qenë në drejtim të Kukësit për në Kosovë e Serbi.

Nga këto prova të grumbulluara, është arritur të provohet, se qëllimi i aplikimeve për punë dhe për vizë nuk është punësimi i tyre, por përdorimi i kësaj mënyre për të bërë të mundur futjen e tyre të ligjshme në territorin Shqiptar, duke e përdorur atë si një vend transit për të shkuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Personat nën hetim provohet të kenë patur dijeni për këtë fakt, dhe kanë bashkëpunuar duke kryer veprime konkrete në funksion të arritjes së këtij qëllimi të përbashkët, duke patur role të caktuara dhe me qëllim përfitimi material, veprimtari – aktivitet i cili besohet të jetë tepër fitimprurës. Gjatë hetimit janë mbledhur prova për punonjës të policisë të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në nivel qëndror dhe rajonal, të cilët kanë lehtësuar dhe ndihmuar grupin kriminal në procedurat për pajisje me vizë të tipit “D”, kundrejt përfitimit material, apo në mosdokumentimit dhe raportimit gjatë kontrolleve që duhej të ushtronin gjatë detyrës së tyre, si dhe për punonjës policie të Komisariatit të Policisë Rinas, të cilët për shkak të detyrës së tyre kanë pranuar përfitime të parregullta në formën e transfertave monetare nga grupi kriminal.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri më tani 24 masa të sigurimit personal, për personat nën hetim, ndërkohë që për 2 personat e tjerë nën hetim, po bëhen kërkimet përkatëse. Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar sendet që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale, sende të kundraligjshme apo sende që përbëjnë produkt të veprës penale, konkretisht 700.000 (shtatëqind mijë) Dollarë Amerikan, 400.000 (katërqind mijë) Euro, 4 000 (katër mijë) Pound, 520.000 Lekë, 13 makina, 3 pistoleta, aparate celularë dhe pajisje kompjuterike, si dhe dokumenta të ndryshëm si pasaporta të shtetasve të huaj, bileta udhëtimi, apo dokumenta që përmbajnë shënime të grupeve kriminale, si dhe sende të tjera me interes për hetimin.

Hetimet vazhdojnë në lidhje me ekzekutimin e masave të sigurimit për personat e tjerë nën hetim, si dhe grumbullimin dhe sigurimin e provave për personat e tjerë, që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Falënderojmë projektin EU4FAST, për mbështetjen e dhënë në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore.

TË LIDHURA

Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike
Analizë

Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

19:58 | 22/08/2025
SPAK: Kemi nën hetim 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë e ish-ministër
Politikë

SPAK: Kemi nën hetim 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë e ish-ministër

16:48 | 22/08/2025
Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj ka arritur në ambientet e SPAK.
Aktualitet

Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj ka arritur në ambientet e SPAK.

09:37 | 21/08/2025
Next Post
Dijonisi për debatin me Baby G: S’durova dot!

Dijonisi për debatin me Baby G: S’durova dot!

Tjetër rekord temperaturash në fundjavë, sa do të shënojë termometri

Tjetër rekord temperaturash në fundjavë, sa do të shënojë termometri

Vrasja e 21- vjeçares në Ferizaj, flet kryetari: Autori ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e Qendrës për Punë Sociale

Vrasja e 21- vjeçares në Ferizaj, flet kryetari: Autori ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e Qendrës për Punë Sociale

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com