Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Gonxhja: Diella, kornizë e integrimit teknologjik në të gjithë sektorët strategjikë

3 muaj ago
in Aktualitet
Gonxhja: Diella, kornizë e integrimit teknologjik në të gjithë sektorët strategjikë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka përfaqësuar Shqipërinë në Asamblenë e Përgjithshme të UN Tourism në Riad, ku dhe mbajti fjalën e tij si një ndër 31 folësit e përzgjedhur nga 160 vendet pjesëmarrëse.

Në fjalën e tij Gonxhja foli mbi punën për përmirësimin e përvojës së vizitorit dhe zgjatjen e sezonit turistik, diversifikimin e ofertës turistike përtej zonave bregdetare duke fuqizuar zonat rurale dhe komunitetet lokale. Po kështu, ai foli për miratimin e Standardeve Ndërkombëtare të Qëndrueshmërisë (GSTC) dhe krijimin e destinacioneve “inteligjente”, të përditësuara nga të dhëna në kohë reale për menaxhimin e fluksit të vizitorëve dhe mbrojtjen e burimeve.

“Vitin e kaluar, Shqipëria miratoi Strategjinë e Specializimit Inteligjent (S3) 2025–2030, e cila e identifikon Turizmin e Qëndrueshëm dhe të diversifikuar si një nga fushat prioritare të vendit për zhvillim dhe inovacion.

Objektivi kryesor është përmirësimi i cilësisë së përvojës së vizitorit dhe zgjatja e sezonit turistik, si dhe zhvillimi i produkteve që lidhen me kulturën, natyrën, gastronominë, shëndetin dhe mirëqenien. Një tjetër qëllim kyç është diversifikimi i ofertës përtej asaj turistike përtej zonave bregdetare duke fuqizuar zonat rurale dhe komunitetet lokale.

Turizmi trajtohet si një sektor ndërdisiplinor, ku teknologjia, kreativiteti dhe trashëgimia kulturore ndërveprojnë për të krijuar vlera të qëndrueshme. Korniza e zbatimit përfshin miratimin e “Standardeve Ndërkombëtare të Qëndrueshmërisë”(GSTC) dhe krijimin e destinacioneve “inteligjente”, të përditësuara nga të dhëna në kohë reale për menaxhimin e fluksit të vizitorëve dhe mbrojtjen e burimeve.

Gjatë periudhës 2025-2027, janë planifikuar disa programe prioritare:

Pilotimi i 2-3 qendrave inteligjente kulturore dhe natyrore, me bileta të unifikuara dhe rrugë tematike;
Krijimi i një “Rrjeti Kombëtar të Agroturizmit dhe Gastronominë Lokale”;
Zhvillimi i iniciativave të turizmit shëndetësor dhe wellness;
Zbatimi i skemave për hotelet dhe DMO me standarde të gjelbra“, u shpreh ai
Sakaq, ministri e cilësoi turizmin si një sektor ndërdisiplinor, ku teknologjia, kreativiteti, aktivitetet dhe trashëgimia kulturore ndërveprojnë.

Ai u ndal dhe tek Inteligjenca Artificiale, duke u shprehur se mbështet kalimin nga “volumi i turizmit” në “turizmin cilësor” duke mundësuar menaxhimin e të dhënave, ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, luftimin e informalitetit, zhvillimin ekonomik, duke gjeneruar rritjen dhe optimizimin e përgjithshëm të industrisë së turizmit.

Shërbimi i IA-së, Gonxhja u shpreh se ka bërë që Shqipëria të ndërtojë një themel të fortë në transformimin dixhital. Duke përmendur aksesin e qytetarëve në e-Albania për shërbime publike, ministri nuk la pa përmendur risinë e Shqipërisë, ministren e parë në botë e IA, Diella.

“Në këtë kontekst, Inteligjenca Artificiale mbështet kalimin nga “volumi i turizmit” në “vlerë të turizmit” duke mundësuar menaxhimin e të dhënave, ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, luftimin e informalitetit, shërbimin e ekonomisë si dhe duke gjeneruar rritjen dhe optimizimin e përgjithshëm të industrisë së turizmit.

Shqipëria tashmë ka ndërtuar një themel të fortë në transformimin dixhital. Qytetarët aksesojnë shërbimet publike përmes platformës e-Albania, e cila standardizon ofrimin e shërbimeve dhe transparencën në institucionet qeveritare. Kjo qasje dixhitale forcohet më tej nga Ministri i Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Ministrja Diella, ministrja e parë në botë e Inteligjencës Artificiale, duke krijuar kornizën për integrimin teknologjik në të gjithë sektorët strategjikë, përfshirë turizmin”, tha ai.


Ministri Blendi Gonxhja foli gjithashtu për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, përmes programeve të trajnimit për profesionistë të pazëvendësueshëm të mikpritjes, artizanët si dhe punonjësit e kulturës, duke siguruar nga ana tjetër teknologjinë si mjet për të rritur cilësinë, efikasitetin dhe inovacionin brenda sektorit, duke digjitalizuar, automatizuar dhe kursyer.

“Një tjetër komponent i rëndësishëm i “Strategjisë së Shqipërisë” është zhvillimi i kapaciteteve njerëzore, përmes programeve të trajnimit për profesionistë të mikpritjes, artizanët si dhe punonjësit e kulturës; duke siguruar nga ana tjetër që teknologjia të përdoret si një mjet për të rritur cilësinë, efikasitetin dhe inovacionin brenda sektorit, duke digjitalizuar, automatizuar dhe kursyer”, u shpreh ai.

Në fund të fjalës së tij falenderoi Mbretërinë e Arabisë Saudite për mikpritjen e shkëlqyer, duke riafirmuar mbështetjen e vendit tonë për Deklaratën e Riad për të ardhmen e turizmit!

Ai shprehu mirënjohjen për Sekretarin e Përgjithshëm, Zurab Pololikashvili për kontributin dhe udhëheqjen e tij të çmuar, si dhe uroi Sekretaren e Përgjithshme të zgjedhur, Sheikha Al Nowais, në misionin e saj të ri!

“Falënderime të veçanta për Mbretërinë e Arabisë Saudite, për mikpritjen e shkëlqyer, duke riafirmuar mbështetjen tonë për “Deklaratën e Riad” për të ardhmen e turizmit!
Falënderojmë Sekretarin e Përgjithshëm, Zurab Pololikashvili për kontributin dhe udhëheqjen e tij të çmuar, mirëpresim Sekretarin e Përgjithshëm të zgjedhur, Sheikha Al Noëais, duke i uruar më të mirat në mision!
Dhe për të gjithë: Welcome in Albania – Ju Mirëpresim në Shqipëri!“, tha ai.

TË LIDHURA

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE
Aktualitet

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses
Aktualitet

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë
Aktualitet

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Next Post
Shpërthim jashtë një gjykate në Pakistan, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Shpërthim jashtë një gjykate në Pakistan, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Ministrja e Brendshme Koçiu: Monopatinat elektrike kanë shkaktuar mbi 1 mijë aksidente

Ministrja e Brendshme Koçiu: Monopatinat elektrike kanë shkaktuar mbi 1 mijë aksidente

“Kërkoni rritje buxheti”Manja në komisionin e Ligjeve: Vetëm 9.1% realizimi i buxhetit të këtij viti

“Kërkoni rritje buxheti”Manja në komisionin e Ligjeve: Vetëm 9.1% realizimi i buxhetit të këtij viti







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com