Një 35-vjeçar është vënë në pranga pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, si dhe përplasi një mjet tjetër.
Nga përplasja, ka vetëm dëme materiale.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
D. M., 35 vjeç, pasi në “Don Bosko” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K. Nga përplasja ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.