Një 45-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ka goditur me lopatë një 57-vjeçar.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, teksa i dëmtuari po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 45 vjeç , banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një mjet bujqësor (lopatë), shtetasin A. H., 57 vjeç, i cili si pasojë po merr asistencë mjekësore, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjitshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.